Një grua 48 vjeçare me inicialet Z.S ka tentuar vetvrasjen duke u hedhur nga ura e liqenit e Fierzës, por fatmirësisht është shpëtuar nga kalimtarë të rastit.
Sipas burimeve policore gruaja me banim në Xhaf-Zotaj, Durrës , ka tentuar të vetëvritet në vendin e quajtur ‘’Ura e Drinit të Zi’’.
Në momentin që ajo është hedhur nga ura është parë nga një qytetar, i cili ka nxjerrë shtetasen Z.S nga uji.
Momentalisht 48 vjeçarja po merr mjekim në spitalin e Kukësit, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet që shtetësja vuan nga depresioni.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes.
s.a/dita
