Tentonte kalimin drejt Kosovës, arrestohet drejtori i ferrokromit në Elbasan

redaktor
Arrestohet drejtori i fabrikës së ferrokromit në Elbasan. Ai ka tentuar të kalojë drejt Kosovës përmes doganës së Morinit sapo ka kaluar mesnata, por është ndaluar nga policia kufitare pasi rezultonte person i shpallur në kërkim.
Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së qarkut të Kukësit, Jaho Caushaj, bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës  01.00 të datës 27 shkurt, kur në doganën e Morinit, shtetasi  Ilir Robi, 35 vjec, banues në qytetin e Elbasanit, është ndaluar, pasi rezultonte person i shpallur në kërkim për veprën penale  “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën dhe korrupsion pasiv”.
Lidhur me këtë ngjarje janë arrestuar para disa ditësh dhe dy vartësit e tij. Këta persona shisnin mallin pa faturuar duke përfituar shumë të madhë parash.
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *