Moikom Zeqo
( Evlija Çelebiu për katragjyshin ”arab” të shqiptarëve )
Udhëtari i njohur turk Evlija Çelebiu (1611-1684) – pseudonimi Mehmet Zili Ibl Dervishit, -ishte biri i një argjendari në oborrin e Sulltanit në Stamboll në shekullin XVII.
Në harkun kohor 1640-1676 udhëtoi nëpër territoret e Perandorisë Osmane, në shërbim të Portës së Lartë.
Mbresat e udhëtimeve të tij krijuan një vepre prej dhjetë vëllimesh që në turqisht quhet Sejahadname (Libri i Udhëtimeve), në këtë vepër Çelebiu e mbaroi në Kajro (Egjipt ) kur ishte i moshuar.
Në veprën e udhëtarit turk flitet edhe për të dhënat që ai shënon për viset shqiptare të cilat ai i vizitoi tre herë, në vitin 1660 (Shqipërinë Veriore), 1662 (Shqipërinë Jugore) dhe përsëri në vitin 1670 (po në Shqipërinë Jugore).
Këto të dhëna janë përfshirë në vëllimet V dhe VIII të veprës së tij të botuar.
Evlija Çelebiu i ka parë viset me sytë e tij i ka takuar njerëzit dhe shkruan për hollësira për peizazhin, qytetet dhe vendbanimet, me një fjalë na jep njëtablo tëveçantë të viseve shqiptare në shekullin e XVII, pra një përshkrim qëpërmban edhe deri diku një historicitet të kohës.
Duhet se Elvijai përmend, se në Betejën e Fushë-Kosovës ,ku u vra Sulltan Murati thuhet , se u vra nga një “i pafe ogurzi me emrin Koplaki, i cili u ngrit nga pirgjet me kufoma të ushtarëve të pafe dhe e vrau sulltanin në breg te lumit Llap”.
Çelebiu i jep dhe një version tjetër “Vrasja e sulltanit ndodhi pas betejës kur ai i pafe që përmendëm duke udhëhequr si lajmëtar iu afrua sulltanit për ti futur dorën, por pastaj nxori kamën dhe e vrau.
Dhe më pas i hipi kalit dhe ia mbathi me të katërta.
Një numur tepër i madh trupash osmane vrik u vunë në ndjekje duke rendur sa andej këndej me armë në dorë, por asnjëri nuk mundi ta qëlloj dhe ta rrezoj nga kali.
Një grua e moshuar u thirri trupave “Oluftëtarë,qëllojeni kalin në thundër, sepse ai kali dhe ai vet kanë vene parzmore.”
Sapo ajo e lëshoi këtë fjalë nga goja, një harkëtar krahëfortë qëlloi thundrën e kalit dhe atëbotë të dy, kali dhe kalorësi u plandosën përdhe, luftëtaret u grumbulluan përreth, ia shqyen qaforen e parzmores dhe ia kaluan kamën ne grykë.
Që prej asaj kohe, sa herë qe ndonjë lajmëtar i vete afër ndonjërit nga Dinastia Osmani, Sulltani rri ulur në fron dhe lajmëtari puth njëmëngë të gjatë, qepur rrobës mbretërore, duke qenë i ruajtur mirë në të dyja anët.
Në fillim lajmëtari duhet të puth tokën dhe më pas mëngën e cila është tetë pash e gjatë dhe nuk lejohet ti afrohet më shumë.”
Ai që e vrau Sulltan Muratin ishte Milosh Kopiliq.
Evlija Çelebiu e quan si Milosh Koplaki.
***
Në shënimet e tij, udhëtari turk përpiqet të arsyetojë dhe të japë ide dhe mendime për origjinën dhe prejardhjen e shqiptarëve.
Imagjinoni që jemi në shekullin e XVII dhe mund të thuhet se mbas dy shekujsh pushtimi ishin krijuar dhe disa “opinione dhe teori” klienteliste dhe mercenariste dhe gjoja origjina e shqiptarëve nuk ishte as më shumë e as më pak sesa”një origjinë arabe”.
Çelebia shënon se shqiptarët kanë qenë njeri nga fiset Arabe të Kureshëve në Mekës.
Këto fise kur erdhën në territoret e tanishëm,-shton Evlijai-në malet e Shkodrës dhe të Vlorës u përzien me frangët italianë, dhe kështu krijuan gjuhën e tyre që ishte “një gjuhë ndërmjet arabishtes dhe frankishtes”- gjuha e arnautëve quhet kështu nga persishtja “Ar- na-bud” (Mosqoftë turp).
Kuptohet, që Evlija trillon nga fantazija dhe jep etimologji persishte për prejardhjen e emritarnaut,e ciliështë në turqisht për fjalën “shqiptar”.
Por aventura e trillimeve dhe fantazi nuk mbaron me kaq për ta bërë më të besueshëm dhe më të konsoliduar opinionin e tij Evlija Çelebiu përshkruan edhe monumentin e gjoja Katragjyshi te Arnautëve në qytetin e Elbasanit.
Dhe ja çfarë thotë konkretisht Çelebiu për një Tyrbe të Xhabal Elhemës të thirrur si Katragjyshi i Arnautëve.
Ai është varrosur jashtë qyteti të Elbasanit, “të gjithë arnautët vijnë për ta parë varrin e tij, duke e menduar si Katragjyshin e tyre.
Për një periudhë të gjatë atij u kanë vënë gurë të mëdhenj mbi varr… Xhebal Elhama ishte nga fisi i Kureshve dhe shok i Profetit të Shenjtë.
Ai mori pjesë në shumë beteja dhe ishte luftëtar dhe prijës arab dhe guximtar i cili i paraqiti profetit të shenjtë kokat dhe gjuhët e prera të shumë të burgosurve.
Më pas, në kohën e Kalifatit të Omarit, të bekuar, ai a me dashje a padashje i nxorri syrin një sheiku arab.
Sheiku arab me syrin e nxjerrë në dorë vajti të Omari dhe i tha: “O Omar, është e drejta ime, sipas ligjit të profetit të kërkoj syrin e Xhabal Elhemës për syrin tim”.
E thirrën Xhabalin, i cili kur e pyetën si ishte puna, u përgjigj: “Po, Omar, ai është syri i një arabi të fisit tim. Unë ja nxora.”
Pohimi i tij u shënua në Regjistrin e Sheriatit dhe u dha urdhriqë Xhabali t’i nxirrej syri në pajtim me atë qe thuhet në Syren vendimtare të Kuranit (5,45) “Dhe ne vendosëm për ta: jeta e njeriut me jetë njeriu, dhe syri i njeriut me sy njeriu”. Duke mos dashur të pajtohet me këtë, me arsyetimin se “Mosqoftë turp” (Ar-na-but), Xhabal Elhema mori arratinë me gjithë fisin e tij dhe shkoi tek Perandori i Bizantit, Herakliu.
U ngul me banim në malet Xhabalia dhe ja përse këto male mbajnë emrin e tyre.
Kur i bekuari Omar pushtoi Jerzualemin, Xhabali nuk mund të rrinte më në atë vend, prandaj ata i hipën anijeve dhe gjetën strehë tek mbreti i Spanjës.
Xhabal Elhemës iu dhanë për të banuar malet e Dukatit, Progonatit ne Krahinat arnautëve të Vlorës dhe Delvinës, të cilat në atë kohë gjendeshin në sundimin spanjoll.
Këto toka më parë kishin qenë të pabanuara, kështu që brenda një kohe të shkurtër ai u ngul aty dhe duke u përzier me Frangët ata krijuan gjuhën e shqipe nga njëpërzierje frankishtes me arabishten.
Vendi që zunë në fillim e ku ende banojnë sot pas shumë brezash , sot quhet vendi i Kurjeleshit (Kurveleshit), meqë ata e kanë prejardhjen nga fisi i Kureshëve arabë.
Për këtë arsye Arnautët mburren , që e kanë prejardhjen e Kureshët dhe shokët e Profetit”.
***
Kjo historie e sajuar , deri në kufijtë e pabesueshmes ka të bëj me manipulimin e gjenaologjive, kuptohet të shumë vendasve tëlidhur me pushtetin Osman dhe përbën një subjekt servilizmi dhe përshtatje ideologjike me frymën e pushtuesve, për të krijuar mburrje dhe fiksione, të gjoja prejardhjes sënjëjtë të popujve që ndryshojnë nga prejardhjet jo të njëjta.
***
Asnjëherë nuk është regjistruar një fakt i tillë, që jo vetëm i konsideron shqiptarët në mënyrëftillëzuese dhe origjinë ” arabe “ në një kohë kur shqiptarët janë një popull i mirëfilltëindoevropiane,- kurse arabët janë një popull i familjes semitike,- kuptohet, që arabët janë në histori një populli i madh dhe me kulturë dhe qytetërim të madh,-por e vërteta shkëncore kundershton cdo ide që i klasifikon shqiptarët me origjinë arabe- gjithashtu për hir të së vërtetës-, nuk ka vlerë as sajimi,se shqiptarët kanëedhe një gjuhë hibride, ose të përzier në gjuhën arabe dhe atë franke.
Me termin “frankët” nënkuptohej në atë kohë popujt e Europës, në një formë simbolike më të përgjithësuar.
Por për t’i dhënë një pamje konkrete kësaj historie të vandaksur Evlija Çelebija flet për një Tyrbe kushtuar Xhabal Elhema.
Celebiu shton, se” Xhabal Elhema vdiq si mysliman dhe u varros në këtë vend ashtu siç kishte qenë dëshira e fundit dhe amaneti i tij, por pasardhësit u përzien me martesa me frankët e pabesë, dhe vet u bënë frankë dhe të pafe.
Arnautët e Kelmendit të Malit të Zi dhe të maleve te Kurveleshit dhe Progonatit u bën të pafe, ata përleshen ditë e natë me arnautëtmyslimanë që i kanë kushërinj dhe zënë rob njeri tjetrin.”
Ky arsyetim është tip për të treguar sesi në një përfaqësues i Perandorisë Osmane krijon opinionin e tij gati në mënyre zyrtare, për një popull të pushtuar, siç ishin shqiptarët, konkretisht në shekullin e XVII .
Përherë në histori ka një betejë midis fakteve dhe figurave te konceptuara në përballje dhe në kundërshtim.
Kështu ka një Histori të Gjergj Kastriot tëSkënderbeutsiç ka dhe njëAnti-histori të tij, të shkruar nga kronikanët osmanë. Ka teori të ndryshme e shqiptarëve siç janë ato që e lidhin origjinën e shqiptarëve me popujt e Europës Perëndimore por që kundërshtohet nga” miti ideologjik i origjinës shqiptare nga arabët.”
Në këtë kacafytje dhe përleshje mitesh kemi dhe strukturimin e institucionit të propagandës, madje të propagandës perandorake osmane.
Miti, se gjoja shqiptarët janë me origjinë ” arabe” as nuk ka ekzistuar ndonjëherë as në shekullin e XVII kur shkruan mbresat e tij Elvija Çelebiu.
Përgjithësisht mitet stimulohen dhe reflektohen edhe ne folklorin dhe në krijimtarinëgojëdhënore të popullit.
Asnjë gjurmë, asnjë motiv fragmentar, ose dhe aksidental nuk ekziston nëMemorien dhe botëkuptimin folklorik të popullit tonë.
Historitë fantaziste, por dhe fabrikimet e shpikjet e gjenealogjive të tilla nuk janë gjë tjetër veçse një dukuri e mirfillt ideologjike e natyralizimit dhe te funksionalizimit të pushtimit si një gjendje jo vetëm reale e sendeve, por pavarësisht përplasjeve dhe paradokseve të historisëështëdiçka e vijimësuar dhe e njehsuar në bërthamën e një ideje të një origjine të vetme.
***
Kështu miti i rremë kinse zëvendëson historinë.
Miti e sulmon Historinë dhe për të pohuar vetveten.
Miti kinse anulon Historinë.
Dy shekuj mbas vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut, figura e tij siç dëshmohet nga shumë autorë dhe udhëtar europian që kanë vizituar hapësirat dhe territoret tona, këndohej në këngët e popullit, për të bëheshin ceremoni përkujtimore dhe gjallonte një folklor me valle, me këngë madje kujtimin e Skënderbeut dhe zinë për vdekjen e tij e regjistronin edhe tek ngjyrat e kostumeve të tyre kombëtare.
Në shekullin e XVII një numër dijetarësh shqiptarë flasin me nderim të pafundëm për Gjergj Kastriot Skënderbeun. Kështu mund të them se si në asnjë shekull tjetër, pikërisht në shek e XVII dijetarë dhe shkrimtarëshqiptarë tëpërmasave europiane,siçështë Pjetër Bogdani, Frang Bardhi, Pjetër Mazreku dhe të tjerë në librat e tyre të botuar nëItali dhe në Europë e përmendin Gjergj Kastriot Skënderbeun jo vetëm si Heroin kryesor Kombëtar por i japin dhe rolin “mesianik”, atë të një Prijsi , që ka misionin e “paracaktuar providencial “për ta udhëhequr popullin e tij, drejt një tëArdhme,- që parakuptohet si “Toka e Premtuar”, – qëështëçlirimi i atdheut tëSkënderbeut nga pushtimi ogurzi osman.
Imagjinoni tani një tjetër betejë mendore,-imagjinoninjëskenë debati, ose përballjeje midis Evlija Çelebiu,- i cili shpreh opinionin e alambikuar, të një formule gati të paqenë, të një alkimie absurde linguistike përorigjinëne shqiptarëve (arnautëve) si dhe të Katragjyshit të tyre” arab”,- i cili, paska jetuar në shekullin e VII- dhe paska qenë dhe një mik i ngushtë dhe i afërt i Profetit, pastaj ka ardhur në brigjet Lindore të detit Adriatik, ku ka vdekur pranë Elbasanit,- ka një Tyrbe për të-( po të bëjmënjë llogaritje kohore,- ky Katragjysh nga shekulli i VII deri në shekullin e XV,- kur mbas tetë shekujsh turqit sulmuan dhe u përballën me Skënderbeun dhe popullin e tij,- pra nëse arnautët ishin arabë myslimanë paskan luftuar me turqit myslimanë!)– pra ,përballoni të gjitha këto, me ato që thonë me dijetarët e shquar shqiptarë Pjetër Bogdani, Frang Bardhi dhe Pjetër Mazreku, të cilët e dinë në mënyrë të mirërfilltë,qëshqiptarët krejt tjetër janë një popull europian autokton, se Gjergj Kastriot Skënderbeu nuk mund të dilte në shekullin e XV nga një popull i emigruar” arab “në shekullin e VII, me një gjuhë hibride midis arabishtes dhe gjuhës frënge etj etj.
Pra vet Heroi Kombëtar i shqiptarëve nuk mund të ishte një hero i një populli të imagjinuar” arab”, ose i tjetër populli..
Ja, ku tëçon kjo fantazmagori e habitshme dhe e pabesueshme mendore, për të treguar sesa e ashpër e sofistikuar, sa konkrete dhe e abstraguar ishte dheështë lufta midis Historisë Reale dhe Antihistorisë Fantaziste.
Vini përballë, gjithashtu, të ashtuquajtur Katragjysh Xhebal Helhemën me figurën e Gjergj Kastriot Skënderbeut!
Midis tyre ka një raport absurd, që mund të mbiquhet si një Marrëzi Erazmike ,ose si “Muzeu Humoristik i Bëmave të Historisë”.

O Moikom, po mire mor zoteri, perse duhen cvarrosur dhe aktualizuar rrenat e Çelebiut, kur askerkush nuk e ka ne pulle sot? Apo te tregosh sa i zoti je te germosh cdo lloj haleje?
Eshte edhe nje idiot tjeter qe mbron tezen e prejardhjes se shqiptareve nga arabet. Ai eshte dr. Muhemet Mufaku, nje historian me prejardhje nga Kosova i cili u lind ne Damask kurse tani jeton ne Jordani.
si konkluzion o moikom (i moh-i–kane-ve?), thuaj shqiptareve; shikoni ku jeni sot, se po u morem me historira, i shkruan e i ndryshon si te duash .
ps. mos valle, mohikane “vjen” nga gegerishtja; i kane ra mohit ? (pra mund t’ja fusim si te na ..vije??)
Evliha Celebi, flet per disa konstatime qe ka hasur
gjate udhetimit te tij neper trojet shqipetare.
jemi ne qe me tru te bllokuar nga propoganda refuzojm
te pranojme te verteten.
Po aty ka qene perkthimi i Vuciternit,qe ne 1923,po ti je llum i proletariatit,qe fusni kthetrat e ndyra ne kulture,ke pare dy serite e dokumentarit tim per Celebiun dhe na del ketu me zbulim te madh,.I kam shkruar 10 vjet para teje keto une,,o Zeqooo
Ka dhe te tjera Celebiu,,merri shpejt dhe botoi:
Ka nje fjalor shatra patra per te foluren e shkodrameve.
Ka nje rrene me bisht per ndertimin e rruges Egnatia nga nje komandant i ushtrise turke gjate luftes per marrjen e Shkodres,qe quhej Benko beu.Ka nje legjende false per krijimin e Elbasanit nga Filip greku ne kohen e Maqedonasve dhe plot rrena dhe te verteta,qe hhheee shpejt merri botoi neser tek Dita,or plagjator .
Moikom, ndarja ne indoeuropiane dhe semite mund ti shkoje deri diku gjuhesise dhe gjuheve, te cilat ndryshojne strukturen e tyre morfollogjike me ngadale nga sa ndryshon perberja fisnore-etnike-ADN-je e nje dhe shume popujve. Ndersa popujt perziehen dhe ndryshojne me shume e me shpesh nga gjuhet, ndaj nuk mund te thuash se tek shqiptaret nuk ka popullsi te grupeve te gjuheve semite. Grykorja “h” aq e perdorur tek shqiptaret e Shqiperise se Mesme dikur eshte nje prove sado e vogel e kesaj perzierje me “semite”.
levizje te popullesise ka patur gjithemon pas vdekjes se skenderbeut shqipetaret vajten deri ne spanje dhe po te ishim aq te zot qe te pushtonim spanjen me pas do thonim qe ketu ka shqipetar te cilet kane bere histori zequa bene interpretime te gabuara gjithashtu edhe tek celebiu por gjuha nga lindja ne perendim apo anasjelltash duke ikur nga nje vend ne tjeterin ka ngjashmeri sa me shume largohesh a me pak ngjane derisa behet e huaj
E sakte plaku xhuxhmaxhuxh,te germosh ne nevojtoire vetem mut do te gjesh dhe sa me thelle aq me shume do kuterbosh qelbesirllek.Maoikomua po na del si Ljuba,Nano e ca legene te tjere qe gjoja jane korrekt e flasin per drejtesi,Yt robt ku ti kene
Shperngulja masive e fise dhe fshatrave ka qene menyre e njohur qe osmanet perdoren per te ndershkuar kryengritesit, sherrxhinjte, apo kundershtaret. Interpretimi i Evlija Çelebise mund te jete i pasakte, por fakti qe nje mase e madhe beduinesh kuresh u degdisen nga vendlindja e tyre ne Laberi eshte permendur edhe ne burime te tjera. Akademia e Shkencave, qeveria, por edhe biznesmene te interesuar duhet te sponzorisojne studies te mesojne osmanisht qe te studiojne arkivat osmane. Per keq a mire, Shqiperia ashtu si Greqia, Bullgaria, Rumania, Serbia, etj kane qene pjese e nje shteti: perandorise osmane. Levizjet e popullsise kane qene pjese e realitetit.
Çelebija perdoret si burim historianesh, por ai ka qene nje udhetar. Te dhenat qe permend duhen marre me nje doze skepticizmi dhe duhen verifikuar e ndare nga opinionet e tij. Por duhet pranuar se mjaft nga çfare ka shkruar si udhetar eshte interesante ( jo domosdoshmerisht e vertete)
Po mire more Moikom e si u mor vesh ai Celebiu me shqiptaret apo foli vetem me kolonet e pushtuesit dhe ata ia thane historine ashtu si deshen dhe ai e shkrojti dhe tani ja ku jemi duke kruajtur kokat.
Kjo eshte e njejte nese nje grek vjen ne Shqiperi sot dhe takon vetem greqishtfoles nga Dropulli dhe Anastasin ne Tirane atehere popullata jone behet automatikisht greke qe ka nderruar gjuhen dhe fene.
Po keshtu nese nje Sllavishtfoles shkon ne Vrake te Shkodres dhe tek disa familje spiune qe kane ata ne Tirane, Durres etj. historia qe do ti thone keta njerez vizitorit eshte qe popullata eshte sllave po ka humbur gjuhen dhe fene.
A i ha njeri keto gjera?
Bota eshte e rrumbullaket dhe ashtu sic eshte rrotulluar atehere rrotullohet edhe sot, me i forti e gjen menyren ti beje gjerat ashtu sic i interesojne.
A nuk u bene ne Shqiperine tone te dashur pronaret e ligjshem ish pronare dhe zaptuesit e pronave u bene pronare te legalizuar.
Ata qe do shikojne arkivat shqiptare ne shekujt e ardheshem do kruajne kokat me shume se ne sot, por ja qe ndodhi.
Prandaj te gjitha keto jane gjaera qe kane ngelur pasi i kane sherbyer pushtuesit apo regjimit te kohes, por kjo sdo te thote qe eshte e verteta, pasi po mos ti sherbejne pushtuesit ose regjimit do shkaterroheshe dhe zhdukej nga kjo bote. Ja doli Dropulli i zoteruar nga greqishtfolesit gje qe seshte e vertete, por regjimi i kohes e beri ashtu per korrupsion dhe per te lehtesuar sundimin e tij.
Keshtu eshte vepruar gjithmone dhe vazhdon te veprohet ne vendet e pakonsoliduara dhe pa institucione solide.
Fatkeqesisht Shqiperia jane ben pjese ne kategorine e vendeve qe sdine sa e kane numurin e popullates, pra te botes se katert , qe do te thote vari teneqen se eshte shkaterruar dhe nuk do stabilizohet mbase edhe per nje shekull nese vazhdojme ne kursin qe jemi ne keto tre dekadat e fundit.
Sic thote i nderuari Panajotis Barraka kombesia percaktohet nga ndergjegjja
Faleminderit zoti Moikom që na sollët këto rrëna të hatashme. Mendoj të hatashme, sepse ka qenë kjo propagandë që ka çuar si mish për top shumë shqiptarë. Madje rrena të tilla vazhdojnë edhe sot. Autorë me me emra të tjerë, Shtete me emra të tjerë.
Për ata që nuk dinë apo bëjnë sikur nuk kuptojnë apo sikur nuk e dinë se nga vijnë shqiptarët, po sjell një studim nga gjenetika e popullsive. Në këtë studim autorët kanë hulumtuar pjesë të fillit të ADN-së dhe kanë parë sesa nga këto pjesë bashkëndajnë banorët e sotëm të secilit shtet.
Abbreviations: IBD, identity by descent;
“The highest levels of IBD sharing are found in the Albanian-speaking individuals (from Albania and Kosovo), an increase in common ancestry deriving from the last 1,500 years. This suggests that a reasonable proportion of the ancestors of modern-day Albanian speakers (at least those represented in POPRES) are drawn from a relatively small, cohesive population that has persisted for at least the last 1,500 years. These individuals share similar but slightly higher numbers of common ancestors with nearby populations than do individuals in other parts of Europe (see Figure S3), implying that these Albanian speakers have not been a particularly isolated population so much as a small one. Furthermore, our Greek and Macedonian samples share much higher numbers of common ancestors with Albanian speakers than with other neighbors, possibly a result of historical migrations, or else perhaps smaller effects of the Slavic expansion in these populations. It is also interesting to note that the sampled Italians share nearly as much IBD with Albanian speakers as with each other. The Albanian language is a Indo-European language without other close relatives [53] that persisted through periods when neighboring languages were strongly influenced by Latin or Greek, suggesting an intriguing link between linguistic and genealogical history in this case”
https://journals.plos.org/plosbiology/article?id=10.1371/journal.pbio.1001555
Kjo pjesë thotë shumë gjëra për ata që duan të gjejnë të vërtetën!
Dhe tani kryqëzoni pak të dhënat e historisë!
IBD nuk genjen per sa i perket prejardhjes por edhe gjuhes! Kjo dmth qe gjuha jon ka marre por edhe i ka dhene dhene te tjerave. Ta lexoje
Pellazgu se per ndonje tjeter eshte pak “vone” .