Fizikanët në Harvard rishkruajnë dhe një herë ligjet e Fizikës duke vëzhguar lindjen e universit. Komuniteti shkencor ndërkombëtar i gatshëm për të kundërshtuar ose mbrojtur atë që mund të jetë zbulimi më i rëndësishëm në fushën e astrofizikës prej më shumë se gjysëm shekulli.
Aktualisht komuniteti shkencor ndërkombëtar është mobilizuar për të dhënë konfirmime apo përgënjeshtrime të asaj që mund të jetë zbulimi më i rëndësishëm në fushën e astrofizikës prej më shumë se gjysëm shekulli, vëzhgimi i shenjave më të parë të Big Bang, të rrezatimeve në thellësi, shenjë e lindjes së universit dhe të shpërndarjes së tij momentale.
Astrofizikanët e universit të Harvard të drejtuar nga Xhon Kovac, janë autorët e këtij zbulimi.
Sipas Mark Kamionkovskit, fizikan i Hopkins Universiti kjo është unaza që mungonte e kozmologjisë. Dicka që parashikohej por për të cilën nuk ishin të sigurtë dhe kërkoheshin prova prej 20 vjetësh.
13.8 miliardë vite më parë. Ky është momenti që sipas fizikës moderne ka nisur koha në hapësirë. Sipas ekspertëve të fushës që mbështesin këtë zbulim, ky është një vëzhgim i drejtpërdrejtë i provave që mbështesin teorinë sipas së cilës universi është rritur duke nisur nga madhësia e një atomi.
Dhe universi që shohim ka kaluar nga përmasat e një atomi, në atë të një topi basketbolli në një fraksion sekondi. Dallgët gravitacionale, fillimisht dritë që shënonte castet e para të jetës së universit, konfirmojnë në këtë mënyrë teorinë e asaj që njihet si inflacion i universit.
Janë dashur tre vjet përllogaritje për të qenë të sigurtë për rezultatet e nxjerra nga teleskopët e Polit të veriut. Tashmë është njësoj sikur piktura e fizikës të kishte një kornizë të re.