Teoria konspirative e kinezëve për linë e majmunit: Amerika e ka përhapur me dashje

Ornela

Në Kinë po përhapet teoria konspirative se lija e majmunit e ka burimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se amerikanët e kanë përhapur me dashje këtë virus.

Në rrjetin social Weibo është shumë në modë kjo teori, në një kohë që lija e majmunit është përhapur në disa vende evropiane dhe Australi, përveç Amerikës.

Influenceri kinez Shu Chang, i cili ka 6,41 milionë ndjekës, tha se “Amerika ka pasur në plan përhapjen e lisë së majmunit”.

Çfarë është lija e majmunit, virusi i ri që po shqetëson botën?
Simptomat e para janë ato të gripit të zakonshëm, si temperatura, të dridhurat, lodhja, dhimbja e kokës dhe e muskujve, dhe fryrje të nyjeve limfatike, të cilat ndihmojnë trupin të luftojë virusin dhe sëmundjen. Më pas, i infektuari përjeton daljen e njollave të ashpra në fytyrë, trup dhe brenda gojës. Puçrrat janë të mbushura me lëng dhe shpesh të kuqe. Ato zhduken pas një periudhë prej dy ose tre javësh.

Ekspertët thonë se për përhapjen e këtij virusi shërben kontakti i afërt me një person të infektuar. Neil Mabbott, shefi i katedrës së imunopatologjisë në shkollën e veterinarisë në Universitetin e Edinburgut tha përmes një deklarate se virusi përcillet përmes prekjes së lëkurës së infektuar, membranave të mukozës, stërklave respiratore dhe lëngjeve trupore.

Sipas Michael Head, kërkues shkencor në Universitetin e Sauthemptonit në Mbretërinë e Bashkuar, lija e majmunit mund të përkthehet në një infeksion të rëndë. “Vdekshmëria për këtë lloj virusi ka qenë gjithmonë rreth 1%”, thotë ai. “Vatrat krijohen shpesh në ambiente ku të ardhurat e popullsisë janë të ulëta dhe aksesi në shërbime shëndetësore është i kufizuar”. Sidoqoftë, sipas tij, do të ishte shumë e pazakontë që të shihet shpërthim rastesh në vendet e zhvilluara. “Nuk do të kemi transmetim në nivelin e Covid”, tha ai.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • ok dhe kina ka cakon e saj!
    në një intervistë me një doktor gjerman që kishte në kurë dy pacientë,35 dhe 55 vjeçarë,tha se i pari ishte me simptoma të rënda dhe i dyti me simtoma shumë të lehta!!
    dallimi mes të dyve ishte se më i vjetri ishte i vaksinuar,i riu jo!!
    në gjermani përfundimi i vaksinimit ka qënë në 1979!pra megjithëse me kalimin e kohës vaksina humb fuqinë prapë ajo e ka pasur efektin mgrojtës!i riu nuk ka pasur fare!!
    ka vaksina boll për këtë sëmundje,dhe nuk është një “koronë” e re!!pra nëse nuk bllokohet me masa të lehta,mund të kemi një rivaksinim pas 43 vjet ndërprejrje!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *