Tepelena pa drita, bie rrufeja në stacionin elektrik

Leda Hysa

 

Mesditën e sotme rrufeja ka goditur nënstacionin e Tepelenës, duke e lënë qytetin pa drita.

Shkarkimi i fuqishëm atmosferik ka dëmtuar zbarrat 10 kv të transformatorit të këtij nënstacioni e për pasojë ka mbetur pa energji disa zona që furnizohen nga nënstacioni Tepelenë si: qyteti i Tepelenës, Bënçe, Legdush, Fermë, Beçisht, Dragot, Luath, Mezhgoran, Luzat, Uji i Ftohtë, Lekël fshat, Hormovë.

Grupet e punës së avarisë së OSHEE janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve të shkaktuara nga rrufeja dhe rikthimin sa më parë të energjisë, njofton Operatori i Shpërndarjes.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *