Tepelenë, asgjesohen 130 rrënjë kanabis

redaktor

Policia shkatërroi një parcelë me hashash të hapur rishtas, pas aksioneve të para kundër kultivimit.

Janë shkatërruar 130 bimë dhe është arrestuar kultivuesi, Pajtim Kanani, nga fshati Dames i Tepelenës.

Në vendin e quajtur moçalet e Kananit në luginën e përroit të fshatit Dames, që është në pronësi e përdorim si kullotë nga ky shtetas, është evidentuar një parcelë e hapur rishtas e kultivuar me kanabis.

Bimët varionin nga 60 centimetra deri në dy metra lartësi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *