Tepelenë, grabiti argjendarinë me armë, arrestohet 24-vjeçari

anazapta

Policia e Tepelenës ka ndaluar dje një 24-vjeçar, i cili akuzohet për vjedhjen me armë të një dyqani.

Ngjarja ka ndodhur në muajin korrik të vitit 2013, ku Oltion Zeka, ka vjedhur me armë zjarri dyqanin argjendari të A. G., në qendër të qytetit. Kapja dhe ndalimi i 24-vjeçarit Zeka u bazua në provat dhe faktet të fazës hetimore, të kryera nga specialistët e krimeve të rënda në Drejtorinë e Policisë së qarkut Gjirokastër, në bashkëpunim me Prokurorinë. Akuza e ngritur është “vjedhje me dhunë”.

 

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *