Tepelenë, kapen 60.5 kg marijuanë, në kërkim transportuesit

anazapta

Një operacion i policisë së Gjirokastrës ka sekuestruar 60.5 kg marijuanë dhe ka shpallur në kërkim dy persona mbrëmjen e kaluar Tepelenë. Siç ndodh në shumicën e rasteve, sasia e lëndës narkotike është sekuestruar, por transportuesit kanë arritur të largohen. Dy personat që po transportonin lëndën narkotike me mushka janë pikasur nga policia në kodrat e  fshatit  Hormovë, në afërsi të zonës së Ujit të Ftohtë. Por në momentin që kanë dalluar forcat e policisë që po i ndiqnin, dy këmbësorët kanë braktisur kafshët dhe lëndën narkotike dhe janë larguar. Sipas policisë, dy personat me iniciale B.A. dhe R.Gj., nga Tepelena, “janë larguar me shpejtësi  në drejtim të kodrave duke përfituar  nga errësira, terreni mjaft i vështirë për t’u ngjitur me këmbë, shiu i rrëmbyeshëm dhe largësia ku ndodheshin”.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *