Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar një sasi 7.5 kg kanabis sativa, si dhe ka vënë në pranga një 28-vjeçar.
Në sajë të operacionit antidrogë të koduar “Prita” është vënë në pranga Nikolas Hamzai, nga Saranda.
Policia kishte marrë informata se një automjet tip “Citroen” transportonte lëndë narkotike. Për këtë është ngritur një Pikë Kontrolli në aksin rrugor Tepelenë – Progonat në vendin e quajtur Kryqëzimi i rrugës që shkon në fshatin Progonat.
