Tepelenë, makina bie në greminë, 3 të plagosur rëndë

redaktor

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Sinanaj të Tepelenës, ku një mjet tip fuoristradë ka dalë nga rruga dhe përfundoi 30 metra në greminë. Aksidenti u regjistrua në aksin rrugor Dhemblan-Tepelenë, në kthesën e fshatit Sinanaj. Për pasojë 3 persona që udhëtonin në mjetin tip “Mitsubishi”, me targë EF158ZZ,  janë plagosur, ndërsa dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Plagë të rënda mori drejtuesi i mjetit Fredi Llanaj, si dhe Zerdelli Llanaj, 30 vjeç, pasagjer. Ndërsa 57-vjeçari Flamur Harizi ka marrë plagë të lehta.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *