Tepelenë, mbollën hashash, 4 në pranga dhe 3 në kërkim

redaktor

Vijojnë operacionet antikanabis në qarkun e Gjirokastër dhe në veçanti në malësinë e Tepelenës. Kontrollet me forca policore në zonën e Krahësit çuan në zbulimin e disa parcelave me mbi 300 bimë narkotike kanabis sativa, që u asgjësuan. Kurse në pranga ranë 4 të dyshuar për kultivim. Të ndaluarit janë Demo Shehu, 20 vjeç, të cilit iu kapën 22 bimë narkotike, Faik Qata, 52 vjeç dhe djali i tij Migel Qata, po me 22 bimë narkotike të mbjella dhe Asan Ajdini, 52 vjeç, të cilit iu kapën 62 bimë hashashi. Kurse në kërkim u shpallën B. Shehu, E. Shehu dhe A. Hasa

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *