Një tentativë grabitjeje ndodhi sot në mesditë në Tepelë. Një person i maskuar dhe i armatosur ka hyrë në argjendari për të grabitur dhe ka plagosur dhe pronarin e saj. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se grabitësi ka hasur në rezistencën e pronarit, me të cilën është përleshur. Grabitësi e ka qëlluar me armë zjarri duke e plagosur pronarin, Arben Goxhaj në bark, dhe më pas është larguar me një autoomjet Volksvagen në ngjyrë të zezë. Policia po heton në vendngjarje.
