Tepelenë, tenton të vrasë vëllanë pas sherrit, arrestohet

anazapta

Specialistët e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë kanë bërë dje arrestimin në flagrancë të të dyshuarit Ari Sharka, 36 vjeç, banues në fshatin Veliqot. Denoncimi është bërë nga vëllai i të riut se pas një grindje banale në shtëpinë e tyre, e ka kanosur me armë gjahu çifte P. Sharkën, 45 vjeç. Pas debatit që për pak sa nuk ka degjeneruar në përdorim arme dhe tragjedi, ka ndërhyrë edhe policia vendore, e njoftuar në kohë, duke parandaluar një krim të mundshëm në familje. Si provë u sekuestrua arma,, 6 fishekë dhe një gëzhojë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *