Tepelenë, trafikoi marijuanë në 2012, arrestohet i kërkuari

anazapta

Policia vendore bëri të mundur arrestimin e një të kërkuari për trafik narkotikësh. Gjatë operacionit të koduar “Luzati”, në aksin rrugor Uji i Ftohtë-Tepelenë, është ndaluar Lekësi Ceka, 30 vjeç, banues në Tepelenë. I riu ishte shpallur në kërkim nga policia e Kavajës, pasi Gjykata e Rrethit, me vendim nr. 12 të vitit 2013, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Ceka dyshohet se në vitin 2012 , me automjetin e tij me targa greke, po transportonte një sasi të konsiderueshme droge marijuanë dhe gjatë ndjekjes braktisi makinën.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *