Tepelenë, vinin nga Greqia për festa, plagosen në aksident bashkëshortët

redaktor

Një çift bashkëshortësh janë plagosur në një aksident të shënuar në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në aksin Tepelenë-Levan-Krahs. Çifti Lala, nga Kruja, po ktheheshin nga Greqia për festat e fundvitit. Mësohet se makina “Golf”, me targa greke YNP6358, doli nga rruga rreth orës 04:00, për shkaqe që po hetohen. Nga aksidenti, bashkëshortja Lindita Lala, 41 vjeçe, është në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe është sjellë me helikopter drejt Tiranës. Kurse M. Lala, 45 vjeç, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shkak dyshohet përgjumja, ose koha e keqe.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *