Portieri gjerman dhe klubi katalanas kanë arritur marrëveshjen për 8 milionë euro
Barcelona e ka gjetur portierin për sezonin e ardhshëm, për të zëvendësuar Viktor Valdes. Shtypi katalanas bën të ditur se nuk është David de Gea, i cili ka nisur bisedimet e rinovimit me Manchester United, por Mark Andre Ter Shtegen i Borusia Mënshengladbah. Sipas gazetave, gjiganti 21-vjeçar, me shtatlartësi 190 centimetra, ka arritur marrëveshjen me katalanasit për 8 milionë euro, plus 2 milionë bonuse në varësi të paraqitjeve të tij. Kontrata e talentit gjerman me Borusian përfundon në qershor 2015, por mund të transferohet në “Camp Nou” që verën e ardhshme.
