Në shumë vende të botës, akoma po punohet për të gjetur ilaçin kundër COVID-19.
Lidhur me këtë, drejtori i Institutit të Shkencave Mjekësore në Indi, Randeep Guleria shprehet se po kryejnë një studim për të vlerësuar nëse terapia rrezatuese mund të ndihmojë në uljen e simptomave.
Në vitet 1940, para se të zbulohej antibiotiku i parë në botë, penicilina, mjekët përdorën dozë të ulët rrezatimi për të trajtuar pneumoninë që mund të shkaktohej nga bakteret dhe viruset. Besohej se terapia me rrezatim e referuar si terapi me rreze X, ndihmoi në uljen e inflamacionit në mushkëri dhe parandalimin e stuhisë së citokinave duke zbutur kështu ashpërsinë e pneumonitit.
Mjekët në Indi po kryejnë një studim pilot për të vlerësuar nëse terapia rrezatuese mund të ndihmojë në uljen e ashpërsisë së simptomave meqenëse COVID-19 shkakton pneumoni gjithashtu dhe ende nuk ka një ilaç për ta mposhtur.
h.b/dita
