Tradhtia ndaj partneres i ka kushtuar shtrenjtë presidentit francez, ose më mirë pallatit Elize. Mediat franceze thonë se në mbrëmjen kur Hollande pranoi para Valérie Trierweiler lidhjen e tij me aktoren Julie Gayet, tërbimi i të dashurës me statusin e Zonjës së Parë ka qenë i madh.
Valerie ua ka shfryrë inatin orendive të çmuara të apartamentit presidencial duke shkatërruar plotësisht shumë dhe vepra arti, vlera të cilave arrin në total deri në 3 milionë euro.
Këtu përfshihet edhe një vazo porcelani 200-vjeçare, e cila i përkiste kohës së Luigjit XVI.

Po c’tu desh o Hollande qe bashkejetoje me motren e Ali Baba Saliut?
ja edhe Jamarberi sikur ka thyer ndonje vazo te shtrenjte Pak durim