“Tërbohet” deti në Vlorë, pezullohet lundrimi i mjeteve detare

Ornela

Moti i përkeqësuar edhe në Vlorë ka bërë që lëvizja e mjeteve detare të pezullohet deri në një njoftim të dytë nga kapiteneria.

Sipas kësaj të fundit fuqia e detit deri në këto momente ka qënë gjashtë ballë në det të hapur dhe 3-4 në gji.

Mjetet e vogla detare kanë marrë njoftim që të mos levizin nga tri porti , ndërkohë që në orët e mbasdites pritet përmirësim i detit dhe tragetet e linjës Vlorë Brindisi mund te nisen drejt Italisë.

Ndërkohë që gjatë natës ka pasur dhe erë të fuqishme duke dëmtuar disa pemë përgjatë Lungomares.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *