Burime brenda FSB-së thanë se Sergey Beseda, 68 vjeç, kreu i shërbimit të jashtëm të agjencisë, është arrestuar me urdhër të Putinit. Gjithashtu është arrestuar Anatoly Bolyukh, zëvendësi i Besedës.

Sipas burimeve ushtarake, Putin është ‘vërtet i pakënaqur’ me agjencinë – të cilën ai e drejtonte para se të bëhej president.

Persona afër Putin thonë se Shërbimi i sigurisë FSB i dha atij indicie të besonte se Ukraina ishte e dobët dhe do të dorëzohej lehtësisht nëse sulmohej, parashikim që nuk ndodhi.

Disa ditë para pushtimit, u përhap një video që tregonte se si Putin i fliste ashpër kreut të FSB ndërkohë që atij nisi t’i merrej goja me një pamje dukshëm të frikësuar.

a.m/dita