Tërbuni arrin fitoren e parë në Superligë

redaktor

Tërbuni ka arritur fitoren e parë në Superiore, pasi mposhti në Gjirokastër skuadrën e Bylisit. Pukjanët fituan me rezultat 0-2, falë golave të Danajt në minutën e 37 dhe Sulmatajt në të 80-n.

Skuadrat e mbyllën ndeshjen me nga 10 lojtarë, pasi gjyqtari Alla ndëshkoi me të kuq Shoshin e Bylisit dhe Tushën e Tërbunit, pas disa përplasjeve. Po ashtu, u dhanë edhe tetë kartonë të verdhë.

Tërbuni ishte skuadra që e dëshironte më shumë fitoren, duke sulmuar më tepër në portën e Mushicës.

Në javën e ardhshme, Bylisi do të luajë me Tiranën, ndërsa Tërbuni do të presë kampionët e Skënderbeut.

Share This Article
1 Comment
  • Terbunit i lumte ,
    te lumte edhe ty o Nike .
    Ketyre qe po mbajne peng vllaznin ,
    si nuk ju bjen nga nje pike .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *