Tërbuni dhe Bylisi janë ekipet që do të luajnë sezonin e ardhshëm në Superligë.
Fitoret me Besëlidhjen dhe Lushnjen në javën e parafundit kanë bërë që të sigurojnë matematikisht ngjitjen.
Tërbuni që është debutues në grupin e më të mirëve ka triumfuar me rezultatin 2 – 0 në takimin e luajtur në Pukë.
Skuadra e Elvis Plorit nuk ka pësuar asnjë humbje në 27 javë kampionat të Kategorisë së Parë.
Bylisi është rikthyer në Superligë duke mundur Lushnjen në fushën e saj me rezultatin 1 – 0. Një sukses i rëndësishëm pasi mallakastriotët luajtën për shumë minuta me 10 futbollistë për shkak të një kartoni të kuq.

Puka djepi i futbollit shiptar:-)))))super lig fantastike
Po mire ju te gazetes, ku ishte lajmi I sportit sot ???? Korca doli kampion I vendit ne super lige apo se kini mare vesh akoma.. Hahaha xhelozia juaj inati eshte per tu admiruar