Tërheqja e KFOR-it nga Kosova, NATO reagon pas deklaratave të Aleksandër Vuçiçit

Ornela

“Të gjitha vendimet në NATO, përfshirë ato për KFOR-in, merren në pajtueshmëri me të gjitha 30 vendet anëtare”, ka thënë një zyrtar i NATO-s ka reaguar pas deklaratës së presidentit serb Aleksandër Viçiç, se vendi i tij ka marrë informacione nga burimet e inteligjencës, se një nga fuqitë e mëdha së shpejti do të fillojë të kërkojë zyrtarisht tërheqjen të forcave të KFOR-it dhe UNMIK-ut nga Kosova.

Të gjitha vendimet në NATO, përfshirë ato për KFOR-in, merren në pajtueshmëri me të gjitha 30 vendet anëtare, ka thënë për Radio Evropa e Lirë zyrtari i NATO-s.

Në përgjigjen e NATO-s është thënë se aleanca veriatlantike ka kontribuuar në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor për shumë vjet dhe vazhdon të jetë e përkushtuar për rajonin.

“Misioni ynë i KFOR-it ka për bazë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të ofruar ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, ka thënë ndër të tjera ai.

Vuçiç, ndërkaq, u ka thënë të enjten gazetarëve në Beograd se nuk mund të thotë se për cilën fuqi bëhet fjalë, porse informacionet janë nga “burimet zyrtare”.

Vuçiç ka thënë po ashtu se do të përpiqet të flasë për këtë çështje me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin pritet të takohet më 17 maj në Bruksel.

“Kemi marrë informacione se një nga fuqitë e mëdha së shpejti do të fillojë një kërkesë zyrtare për tërheqjen e KFOR-it dhe UNMIK-ut [nga Kosova]. Do të përpiqem të flas me Stoltenbergun për të bërë gjithçka të mundur që kjo të mos ndodhë”, ka thënë Vuçiç të enjten.

UNMIK-u, përkatësisht Misioni i Përkohshëm i Kombeve të Bashkuara, është vendosur në Kosovë në vitin 2000, pas sulmeve ajrore të NATO-s në caqet e ushtrisë serbe.

Ai është vendosur në bazë të Rezolutës 1244, e cila është miratuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara në qershor të vitit 1999 dhe e cila është ende në fuqi.

Një polic i EULEX-it duke ndryshuar tabelat nga UNMIK në EULEX Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, UNMIK-u ia ka dorëzuar shumicën e përgjegjësive të tij Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, është vendosur në Kosovë po ashtu në qershor të vitit 1999, pas tërheqjes së forcave serbe nga Kosova.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Unë dhe shoku Rama nuk dim gjë për këtë problem. Si e ka mar vesh shoku Vuçiç këtë problem dhe ne nuk dim gjë?

    Shoku Vuçiç, para se të mar ndonjë hap për këtë problem, duhet të bisedoj me mua dhe shokun Rama në në kuadrin e minishengenit.

    Bën mirë që shoku Vuçiç kujdeset për Kosovën të cilës i përket direkt problemi i KFOR, sepse a nuk është Kosova pjesë e Sërbis de jure dhe anëtare e Minishengenit të sllavëve të jugut me shqipëtarët defakto? Aq më tepër që tani Kosova qeveriset nga dy persona që as ja vlen të diskutohet për këto probleme se nuk kanë pjekurinë e liderit global shokut Rama kryeministri i Rajhut të tretë të Shqipërisë dhe shokut Vuçiç president i Serbi- Kosovë metohisë.

  • Alekxander Vucic, ish-Gebelsi i “Kasapit te Ballkanit”, Milloshevic, eshte nje provokator profesionist. E degjuat se cfare tha perpara zgjedhjeve per Kuvendin e Shqiperise: “Sali Berisha dhe Lulzim Basha jane per Shqiperine e Madhe”, nderkohe kur te gjithe shqiptaret e dine se keta te dy jane per Serbine e Madhe….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *