Tërheqja e SHBA-së nga Marrëveshja e Parisit për klimën, një dhuratë e Trump për Kinën

Elton Tafaruci

Duke tërhequr vendin e tij nga Marrëveshja e Parisit për klimën, Donald Trump i ka bërë një dhuratë tjetër Kinës dhe ambicies së saj për t’u shfaqur si një aktore me përgjegjësi në çështjet botërore, pavarësisht statusit si ndotësja e parë e planetit.

Përballë ndryshimit të papritur të Amerikës, regjimi kinez kërkoi sot të shfaqet si një shtyllë e marrëveshjes së vitit 2015, një rezultat i fituar pas shumë përpjekjesh, duke u angazhuar ta aplikojë.

“Bëhet fjalë për një detyrë që merr Kina si një vend me përgjegjësi të mëdha”, konfirmoi para shtypit zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Ne kemi verejtur se veprimet tona dhe roli ynë drejtues janë mirëpritur nga komuniteti ndërkombëtar”, theksoi ai.

Kina është ndotësja e parë në botë, por gjithashtu dhe investitorja e parë në energjitë e rinovueshme, me më shumë se 100 miliardë dollarë vitin e kaluar sipas shërbimit të informacionit “Bloomberg New Energy Finance”.

Ajo është angazhuar të reduktojë varësinë nga nafta dhe karboni dhe të reduktojë ndotjen që asfikson metropolet e saj në pjesën më të madhe të vitit.

Tërheqja amerikane i ka dhënë mundësinë të rrisë akoma më shumë investimet në energjitë e gjelbërta jashtë vendit duke rritur influencën politike në vende që mbështeten gjithnjë e më shumë në kartmonedhën kineze për zhvillimin e tyre.

“Për Kinën, kjo është kohë e artë, kjo e vendos në pozicion force”, theksoi John Mikler, profesor për marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin e Sidneit. ”

Paradoksi tashmë është që Kina arrin ta kalojë prapa Amerikën ndërkohë që ajo merr timonin.

SHBA-ja me tërheqjen nga Marrëveshja e Parisit i dha Kinës një fitore morale, diçka që i jep mjaft mbështetje presidentit Xi në shtëpi dhe jashtë saj. Mbase, ai nuk është ende lideri i vërtetë i klimës, por është padyshim lideri “de facto”, pasi iu krijua mundësia  dhe Xi Jinping nuk është nga ata që e lë këtë mundësi t’i ikë nga duart.

“Partneriteti ynë sot është më i rëndësishëm se kurrë”, theksoi sot presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker pas pritjes së kryeministrit kinez, Li Keqiang në Bruksel.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *