Hillary Clinton kaloi në kundërsulm ndaj njërit prej rivalëve republikanë në rrugën drejt Shtepisë së Bardhë, Jeb Bush. Komentet e tij mbi përgjegjësinë e paqëndrueshmërinë në Irak nuk e lanë indiferente ish-Zonjen e Parë.
Të martën, Bush e akuzoi administratën Obama për një tërheqje të parakohshme të forcave amerikane nga vendi i trazuar në 2011-ën, veprim që, sipas tij, pati një kosto shumë të madhe.
Por, me një lëvizje të zgjuar, Klinton i kujtoi kundërshtarit se largimin e Shteteve të Bashkuara nga Iraku e kishte negociuar pikërisht i vëllai, George W. Bush, në kohën kur ishte President i Amerikës.
Lufta e nisur në Irak në 2003-shin u pasua nga vite të tëra dhune në këtë vend. Tërheqjen prej andej 4 vjet më parë, Jeb Bush e cilësoi një “gabim fatal”, i cili destabilizoi kombin e i hapi rrugën ngritjes së militantëve të Shtetit Islamik.
“Të etur për të shkruar historinë, ata dështuan të jenë paqeruajtës”, tha Bush duke iu referuar Obames dhe Clintonit vetë, Sekretare Shteti nga viti 2009 deri në 2013-n.
“T’i largohesh nxitimthi rrezikut, mund të jetë mungesë mençurie po aq e madhe se të vraposh drejt tij”, shtoi pretendenti republikan për presidencën e vendit. Përgjigjen e saj, Hillary e dha të shtunën.
“Zoti Bush duhet ta paraqesë tablonë të plotë, duke përfshirë këtu edhe marrëveshjen që George Ë. Bush bëri me qeverinë Maliki në Irak, e cila vendoste fundin e 2011-s si datën e tërheqjes së trupave amerikane. Tani, nuk më mbetet gjë tjetër veçse të pyes veten, ai nuk e dinte këtë gjë apo thjesht mendoi se njerëzve nuk do t`ju kujtohej çka ndodhur”, u shpreh Klinton.
Në sytë e analistëve, sulmi i Bushit më shumë se sa keq, Hillary Clintonit i ka bërë mirë. Që kur deklaroi në muajin prill se do të jetë pjesë e garës për Shtëpinë e Bardhë, sfida më e madhe e saj ka qenë të gjenerojë entuziazëm në radhët e simpatizantëve të partisë së vet për marshimin dejt nominimit demokrat.
Dhe sa më shumë përplaset me republikanët, aq më shumë do të shtohen radhët e mbështetësve në kampin e saj, ndërsa lufta e fjalëve me Jeb Bushin fare mirë mund t`i shërbejë për ta larguar nga polemikat mbi përdorimin e serverit privat të email-it për shkëmbime zyrtare e për t’i bërë ballë ngjitjes së beftë në sondazhe të kandidatit demokrat nga Vermonti, Bernie Sanders.

Kame deshire qe presidenti i ardheshem i amerikes te jete Zonja HILLARI KLINTON.Ajo e meriton pasi kame ndjekur me vemendje fushaten e saj dhe eshte shume e mire dhe e afte te drejtoi SHBA-n
i duhet pa tjeter amerikes ta drejtoje nje presidente femer.