Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vijon verifikimin e kandidatëve për plotësimin e gjashtë vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, të shpallura nga Presidenti dhe Kuvendi.
Javën e kaluar, KED shpalli 4 kandidatët e parë që plotësojnë kriteret për t’u bërë pjesë e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa përjashtoi nga gara pesë kandidatë. Anila Guri dhe Ilir Mustafaj u përjashtuan sepse janë shkarkuar nga Komisioni i Vetingut, ndërsa Dedë Kasneci, Mimoza Qinami dhe Vladimir Gërmenji janë përjashtuar për arsye që nuk janë bërë ende me dije nga KED.
Ndërkaq, ish-drejtuesja e Njësisë për Dekriminalizimin në Prokurorinë e Përgjithshme, Rovena Gashi, është përjashtuar nga gara për t’u bërë pjesë e Gjykatës Kushtetuese. Gashi kandidoi për nga gjashtë vendet vakante nga Kushtetuesja, por u shkarkua nga detyra në të dy shkallët e Vetingut, për shkak të problemeve me pasurinë. Gjithashtu, Luan Dervishi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër, nuk është kualifikuar si nga KED si kandidat potencial për Gjykatën Kushtetuese. Dervishi është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingu. Ndërkaq, Dervishi ka kërkuar në Kolegjin e Apelimit rrëzimin e këtij vendimi dhe rikthimin në detyrë. Kolegji ende nuk ka marrë një vendim për këtë çështje. Në 14 maji të 2019, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka njoftuar se u ka ndaluar kandidimin për në Gjykatën Kushtetuese Denar Bibës, nënkryetar i KQZ dhe Kristaq Trajës, kryetar i KKRTSH. Po ashtu, u është ndalur kandidimi Ardita Alsulës, Vasil Bendos dhe Kostandin Kazanxhiut. Përjashtimi i pesë emrave të fundit nuk ka lidhje me procesin e Vetingut. Gjithsej janë 12 kandidatë, të cilët kanë shprehur ambicien dhe kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e drejtësisë, por që janë përjashtuar nga gara nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
Tërheqjet
12 kandidatë kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e Gjykatës Kushtetuese, por që më pas janë tërhequr nga gara. Pjesë e kësaj liste edhe Çlirim Gjata, aktualisht Sekretar për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike. Gjata ka marrë postin Sekretarit në PD në janar të këtij viti, ndërsa letra e tij e dorëheqjes nga gara mban datën 10 prill 2019, kohë gjatë së cilës KED ka thirrur Gjatën për t’u paraqitur, me qëllim për të nisur verifikimin dhe vlerësimin e tij si kandidat për në Gjykatën Kushtetuese. Pra, dorëheqja e tij ka ardhur në momentin që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka nisur procedurat për ta verifikuar, ku përfshihet edhe kontrolli i pasurisë.
Ardian Dvorani dhe Medi Bici
Anëtari i vetëm i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, është tërhequr nga kandidimi për një vend në Gjykatën Kushtetuese, për shkak se është kryetar i KED. Gjithashtu nga gara është tërhequr edhe Medi Bici, për shkak se u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor. Që të dy janë konfirmuar në detyrë me vendime të formës së prerë. Ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku dhe ish-kryetar i Gjykatës së Kasacionit Avni Shehu, kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e Gjykatës Kushtetuese. Që të dy u tërhoqën nga kandidimi.
Përjashtimi
Janë 12 kandidatë, të cilët kanë shprehur ambicien dhe kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e drejtësisë, por që janë përjashtuar nga gara nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
Kandidatët e përjashtuar dhe të tërhequr nga gara për Gjykatën Kushtetuese
Anila Guri, gjyqtare e Gjykatës së Tiranës, e shkarkuar nga Vetingu, përjashtuar nga KED.
Ilir Mustafaj, gjyqtar i Gjykatës së Tiranës, i shkarkuar nga Vetingu, përjashtuar nga KED.
Rovena Gashi, e shkarkuar nga të dy komisionet e Vetingut, përjashtuar nga KED.
Luan Dervishi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër, shkarkuar nga KPK, çështja në Kolegj, përjashtuar nga KED.
Dedë Kasneci, i përjashtuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
Mimoza Qinami, e përjashtuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
Vladimir Gërmenji, i përjashtuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
Denar Biba, nënkryetar i KQZ, përjashtuar nga KED.
Kristaq Traja, kryetar i KKRTSH, përjashtuar nga KED.
Ardita Alsula, përjashtuar nga KED.
Vasil Bendo, përjashtuar nga KED.
Kostandin Kazanxhi, përjashtuar nga KED.
Kandidatët e tërhequr nga gara
Ardian Dvorani, është tërhequr nga kandidimi për shkak, për shkak se është kryetar i KED, konfirmuar në detyrë nga Vetingu
Medi Bici, është tërhequr nga kandidimi për shkak se u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, konfirmuar në detyrë nga Vetingu
Çlirim Gjata, i tërhequr nga gara, për shkak se mban post politik në Partinë Demokratike.
Elsa Toska, këshilltare ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese, e konfirmuar në detyrë nga Vetingu, por është tërhequr nga gara
Alban Brati, i tërhequr nga gara.
Irena Reso, e tërhequr nga gara.
Theodhori Sollaku, i ish-kryeprokuror, tërhequr nga gara.
Avni Shehu, ish-kryetar i Gjykatës së Kasacionit, i tërhequr nga gara.
Genci Ismaili, i tërhequr nga gara.
Elira Kokona, tërhequr nga kandidimi.
Kestrin Katro, tërhequr nga kandidimi.
Prel Martini, tërhequr nga kandidimi.
Kandidatët e kualifikuar për 6 vende vakante në Kushtetuese
Arta Vorpsi, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;
Arta Vorpsi, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 12.02.2018;
Arta Vorpsi, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 04.03.2019;
Arta Vorpsi, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 04.03.2019;
Besnik Muçi, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;
Besnik Muçi, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 12.02.2018;
Besnik Muçi, për vendin vakant, vakancë e parakohshme, të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;
Fiona Papajorgji, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 04.03.2019;
Fiona Papajorgji, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 04.03.2019;
Regleta Panajoti, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;
Regleta Panajoti, për vendin vakant, vakancë e parakohshme, të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018.
e.t./dita

Kandidatet e perjashtuar kane te drejten ti bashkohen Lulzim Bashes per krijimin e qeverise ne hije te rruges.Qeveri kjo qe duhet te kryej lidhje afatgjate me qejt rrugaca.