Tërhiqen dy deputete gra, Doda kërkon dorëheqjen e Ramës

redaktor

Deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda akuzon Qeverinë për lidhje me krimin, ndërsa i kërkoi Kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen. Ligjvënësja demokrate mori shkas për akuzat ndaj Qeverisë, pasi Kryetari i Kuvendit Ilir Meta lexoi vendimin e Këshillit të Rregullores, ku dy deputete të tjera gra u tërhoqën nga manadati i tyre, duke i hapur rrugën një tjetër procesi në KQZ. Sipas Metës, Kuvendi ka detyrim ligjor të njoftojë KQZ për vakancën dhe këtë ka bërë.

“Ky parlament duhej të kishte filluar me një minutë heshtjeje se sot në këtë vend demokracia vdiq. Fjala vdiq dhe u zëvendësua me padrejtësinë e rradhës. Mandatet e dy grave u zëvendësuan me lehtësinë më të madhe. Ky është fenomen që duket i lehtë por është diskriminim që nis nga vendi, që duhet të jetë garanci e të drejtave të njeriut.  Ju kanë votuar njerëzit për t’i dalë zot burrave, grave, fëmijëve të këtij vendi, garanci që nuk e jep dot se dukesh i mbërthyer nga krimi. Zëvendësimi i mandateve të grave në parlament shkel kushtetuën. Jeni fajtor z. Kryeministër. Ky parlament më keq se kaq, nuk ka ku të shkojë. Keni bërë më keq, veçanërisht gjatë javës së fundit. Sot i kërkoj ndjesë çdo shqiptari që ndjehet i zhgënjyer me ç’kemi bërë dhe lejuam që të vijë në pushtet kjo qeveri”, iu drejtua Doda Kryeministrit Edi Rama.

Në vijim të akuzave ajo theksoi se Qeveria premtoi zhdukje të papunësisë, por në fakt ka zhdukur nga puna 20 mijë njerëz, rekord ky që do e kishte zili edhe Hugo Çavez. “Keni premtuar shëndetësi falas dhe nuk keni bërë asnjë hap për këtë, veç një tenderi tjetër për ministrin e Shëndetësisë”, tha ajo.

Share This Article
8 Comments
    • Arsyet e doreheqjes jane te qarta e ne pamundesi fizike nga ana e deputeteve te nderuara.

      Cdo gje eshte pa asnje prapaskene

    • Alibia e radhes,kesaj radhe nga Mesila.Kerkojne patjeter te perbejne lajm ne ato cka thone pavaresisht se gjithcka eshte shtirje e jo dhembsuri.
      Nejse Mesila le te vazhdoje grijë sallatë.

  • E vetmja femer qe duhet te kerkoje doreheqje ne parlamentin e nderuar shqiptar eshte vetem Mesila Doda si nje mosmirenjohese e elektoratit qe e zgjodhi dhe duke qene nje e paafte nuk bene gje tjeter vetem se tregohet gjithmone agresive per te mbuluar mediokritetin e saj,turp qe vazhdon me kete lloje pafytyresie!

  • Ndryshoni kodin zgjedhor qe te zgjidhen deputetet nga populli dhe jo me nr. rendor !
    Ata qe pelqehen nga shefi .Po te ishin zgjedhur nga populli deputetet asnjeri nga keta
    e keto mysybetur nuk do te krekosej ne karriken e deputetit sot ,por do te kishin shkuar
    per lesh , sic thoshte dikur Jozi !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *