Tërhiqet Bashkia: Taksa e fjetjes për hotelet me 5 yje ulet në 300 lekë në natë

Elton Tafaruci

Bashkia e Tiranës do të rishikojë në mblejdhen e ardhshme të Këshillit Bashkiak vendimin për taksën e fjetjes në hotel. Parimisht Bashkia e Tiranës ka rënë dakord me propozimin e Shoqatës Shqiptare të Turizmit për uljen e taksimit.

Kështu për hotelet me 5 yje tre taksa e fjetjes për person do të jetë 300 lekë nga 350 lekë që ishte përcaktuar në Paketën Fiskale 2016, ndërsa hotelet e kategorive të tjera do të paguajnë 140 lekë për person.

Shoqata kërkoi rishikimin e kesaj takse me argumentimin se nuk janë miratuar nga qeveria aktet nënligjore të turizmit, që do të bënin të mundur klasifikimin dhe standardizimin e njësive akomoduese. Pritet që gjatë këtyre ditëve Bashkia e Tiranës të nxjerë urdhrin që rishikon nivelin e taksës së fjetjes, për ta zyrtarizuar më pas në Këshill.

Në fillim të kësaj jave do të diskutohen së bashku me masat për sezonin e ri të turizmit në Këshillin Konsultativ të Biznesit.

Në vendet e tjera të rajonit kjo taksë llogaritet :

Kroacia nga 0.3 euro – 1 euro

Kosova e ka 0.8 – 1 euro (për hotelet me pesë yje, ndërsa nuk zbaton taksim për hotelet e tjera).

Greqia zbaton një taksë fjetjeje në 0.5 euro për person dhe kjo është një shifër minimale.

Maqedonia e llogarit nga 0.7 euro në 1.5 euro.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *