Tërhiqet Gina, lë zyrën: Shqipëri hesapi, s’çahet me kokëfortësi

Ornela

Ish-Kryeprokurori i Elbasanit, Dritan Gina, është tërhequr pas një qëndrese njëditore për të mos liruar zyrën, pas largimit nga detyra me vendim të Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku.

Dritan Gina është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku ka depozituar një kallëzim penal ndaj Kryeprokurores Arta Marku.

Bëra kallëzim ndaj kryeprokurores, për gjykimin e padisë për cenim të figurës. Kjo është kompetencë e krimeve të rënda. Unë natyrisht kam pretenduar një sërë shkeljesh të rënda, i kam argumentuar në kallëzimin penal. Më vjen keq që përfaqësues të popullit flasin në emër të prokurorëve. Unë doja të theksoja që asaj që i kushtoj më shumë rëndësi që unë nuk lirova zyrën”, tha Gina

Ky është kallëzimi i dytë penal ndaj Markut, pas atij të bashkëshortes së Ginës, prokurores Rovena Gashi. Kallëzimi i Ginës vjen vetëm një ditë pas largimit të tij nga detyra me vendim të Kryeprokurores Marku. Në një prononcim për media, Dritan Gina deklaroi se në Shqipëri nuk çahet me kokëfortësi.

“Unë jam profesionist, unë e kuptoj që me kokëfortësi nuk çahet. Nuk pretendoj të rri në atë zyrë, pasi puna e prokurorit ka të bëjë me raportin administrativ dhe përfaqësimin, që ka të bëjë me thesarin, etj. Pasi firma ime nuk njihet më, por edhe zyrat e shtetit që nuk e njohin më firmën time. Reagimi dje ishte i një prokurori që nuk lejon të nëpërkëmbë mua apo kolegët. Këtu është bërë Shqipëri hesapi”, shtoi ish-kryeprokurori.

Share This Article
5 Comments
  • Ja si ty do zbythen te gjithe , nje nga nje. Kujtuat se do mbreteronit ne kete vend perjetesisht, se drejtesia sdo vihej kurre. Po jazemer qe erdhi dite e bardhe. Flm USA

  • Ti je pordhkuror plepash, ti nuk di kush eshte, populli, shteti dhe detyra e prokurorit.Ti bene vetem te ruash dhite. Ju jeni prokuroret e Vicidolit dhe te Demokraqise se tij qe ka vendodur ne Shqiperi.
    Te gjithe ju prokuror e gjyqtar bashke me politikanet tuaj kriminel e keni vendin ne BURG.
    Kush ta ka lene zyren e popullit ty, babai yte coban dhishe o druvsr pylli, nga malet vjen ti o njethundrak i kesaj rrumpalle drejtesie.

  • Ore tyc ajo qe bere ti nuk eshte kokefortesi eshte veprim antiligjor.Duhet te mbash pergjegjesi ligjore.Nje dite apo nje ore njesoj eshte ke shkel ligjin.Ca e shklin per 5 minuta t’u vra shpejt e shpejt, ca e shkelin me dite si puna e jote,Njesoj jeni shkeles te ligjit.Te fala Rovenes, se po pin kafe me Llallen.Ore si shumerinte me Llallen se ishte dhe si pune beqari ai Llalla.

  • Ky Prokuror i Saliut me ne fund e ka kuptuar te VERTETEN, qe ka dale sheshit se “Muziken” e Drejtesise se pjerdhur shqyptare e ka porositur ambasadori Lu, qe emeroi ne Kuvendin e Gramozit edhe Kryeprokuroren Arta Marku, qe do te thote se:

    ROVENA GASHIT AMBASDA E SHBA I REFUZOI VIZEN

    Kjo budallacke i shkruajti leter proteste Like Floririt qe cuditi gjithe Boten qe pyet:

    PO PSE ME KETA DALLKAUKE QE NUK HANE FARE PYKA INTELIGJENCE DO TE HYJE SHQYPNIA NE BE?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *