Tërhiqet Jamarbër Malltezi, hapet rruga për shkollën “Nënë Tereza” në Kodër-Kamëz

Ornela

Pas peticionit dhe protestës së banorëve në Kodër-Kamëz, që kërkonin lejimin e Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e shkollës së re “Nënë Tereza”, sot ka ardhur tërheqja e dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi, çka i hap rrugën ndërtimit të shkollës.

Kështu, disa orë përpara protestës së 13 prillit të lajmëruar nga PD, mbyllet një tjetër protestë e opozitës, e cila drejtohej nga dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi. Me sa duket, betejat e opozitës po bien një nga një.

Senati i Universitetit Bujqësor të Tiranës i ka dhënë të drejtë Bashkisë së Tiranës dhe komunitetit të zonës në Kodër-Kamëz, duke deklaruar se nuk mund të mohohet nevoja që kanë banorët për një shkollë të ciklit parauniversitar, ashtu siç nuk mund të mohohet edhe interesi i lartë publik që vepra mbart në vetvete.

Shkolla “Nënë Tereza” do të ndërtohet sipas gjurmës së përcaktuar nga Bashkia e Tiranës në studimin për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në qytetin e Tiranës.

Ajo që bie në sy është se sikurse në çdo projekt të mëparshëm të Bashkisë së Tiranës që ka rezultuar i suksesshëm, ka hasur në fillim në kundërshti nga ana e opozitës, si te sheshi Skënderbej, Pazari i ri, këndi i Lojërave të Liqeni Artificial etj. Por, në fund, të gjitha këto projekte të Bashkisë së Tiranës janë realizuar.

Share This Article
8 Comments
  • Partia Demokratike, alias partia e populitt mendon vetem si tia nxije jeten ketij populli. Flitet per permiresime e zgjerime te qytetin, ajo hidhet joooooo,po keshtu oer shkolla e perparim. Ae pat Fevziun çfare thoshte per nje lague moderne ne kryeqytetin e Panamase, aty kishte qene nje zone me karakatina e sot eshte nje zone moderne. Merre me mend te ishin bere edhe aty protesta halabako- fshataresh asnjeher ajo lagje e bukur nuk do te ndertohej.

  • Pra doni me per Belulin?. Ja cfare soji eshte berisha , pengon dhe ve gure nen rrota per ecjen perpara te ketije vendi. Tani duhet nje proteste per ti thene ketij maskarai burre se deri kur do vazhdoje ta marre peng Shqiperine.

  • Shikoni se sa te moralshem jane keto vemje te PD! Po nqs do ishte parimor dhe i moralshem pengimi i ndertimit te shkolles pse duhet te terhiqej dhendri nga urdheri i vjehrrit? Po keto pune vetem moralin dhe qellimin e mire nuk e kane brenda. Plaku Mere dha urdhrin dhe pjellat e shqup u terhoqen. Parti bande.

  • Poshtersia ka dale sheshit, duke bertitur:
    “Ne jemi me popullin. Populli eshte me ne! Ne jemi e ardhmje e popullit. Kjo eshte qeveri e Krimit!”…
    Ballafaqimi me faktet e nxjerr te verteten ne shesh dhe e detyron llumin te terhiqet si bajga. Keta njerez, qe protestojne dhe nuk dine çfare kerkojne, qe shkaterrojne dhe akuzojne jane shtresa me idiote e ketij populli. Sjellje idiote, sjellje barbaresh, fjalamane te palodhshem kane vetem nje gje te mire: -Vertetojne se kjo turme nuk kane vizion, nuk ka kauze, nuk ka lidership, dhe kjo nuk eshte pak. Turma verteton se forca politike, qe perfaqesohet prej tyre, ka degjeneruar, ka humbur ekuilibrin, eshte ne çoroditje te plote dhe ka firmosur inekzistencen e saj si force demokratike dhe progresive e vendit.
    Nje tjeter konfirmim i ketyre sjelljeve te papergjegjeshme te turmes eshte fakti, qe organet ligjzbatuese duhet t’a vere turmen perballe ligjit. Nje parti qe shkel rende parimet e demokracise, duhet te ndeshkohet, te perjashtohet nga spektri politik, duke i ndeshkuar organizatoret per organizim te revoltave antikushtetuese dhe shkaterrim rendi e prone.
    Konfirmimi tjeter me i rendesishem eshte ringritja sa me pare e Partise Demokratike nga themelet me elemente krejtesisht te rinj, te shendoshe menderisht, vizionare, te pakorruptuar, dashamires per kombin, konstruktive dhe larg urrejtjes dhe hakmarrjes primitive. Asnje nga figurat aktuale te perfolura, te korruptuara dhe karrieriste nuk duhet te perfshihet ne Partine e Re Demokratike. Kjo do te ishte ne te miren e vendit dhe te elektoratit, qe kerkon te shikoje nje parti te vertete, e cila mendon dhe punon seriozisht per fatet e kombit.
    Sot pd aktuale eshte bere simboli i pengeses se perparimit te Shqiperise.
    Elementi progresiv ne gjirin e kesaj partie nuk duhet te rrije ne rolin e spektatorit te kesaj skene te turpeshme.

  • Ku eshte rektori I UB qe u be trim para dy javesh……
    Te pakten te respektoje vehten e te Ike nga ai vend….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *