Tërhiqet nga lista, PD i hap dosjen

Elton Tafaruci
-Kryetari i PD, dega Shkodër, Ramiz Cobaj, i cili së fundmi u tërhoq nga lista e kandidatëvë të Partisë Demokratike, me pretendimin se u ndie i fyer pasi rëndit i teti në listë, rezulton se ka qënë pjese e organeve te sigurimit me detyren e oficerit te krimit ekonomik.

Shqiptarja.com zbulon një dokument që mban datën 28.03.1991. Në këtë dokument, 3 ditë para zgjedhjeve të 31 marsit 1991, Ramiz Çobaj bashkë me një tjetër oficer drejtimi japin informacione për situatën në qendrën e votimit ku kandidonte për deputet Ramiz Alia.

Ramiz Çobaj mban aktualisht detyrën e kryetarit të Partisë Demokratike të Shkodrës.


(Dokumeti qe zbulon se Cobaj ka qene Sigurims)

Dokumenti, Çobaj raportonte:  Do sulmohet qendra e votimit ku voton Ramiz Alia
Shqiptarja.com zbulon një dokument që mban datën 28.03.1991. Në këtë dokument, 3 ditë para zgjedhjeve të 31 marsit 1991, Ramiz Çobaj bashkë me një tjetër oficer drejtimi japin informacione për situatën në qendrën e votimit ku kandidonte për deputet Ramiz Alia.

“Në një bisedë që patëm me kryetarin e Komisionit të Qendrës mësuam se; “Gjendja në përgjithësi paraqitet e tensionuar, megjthëse u vendosën xhamat pranë qendrës së votimit, ato u thyen, është grisur fotografia e shokut Ramiz Alia”.
Më tej dokumenti i firmosur nga Çobaj, thekson se; “Kur të fillojë numërimi i votave, n.qs. fiton Ramiza Alia, atëherë anëtarët e Komisionit që janë kundër Partisë së Punës do të japin sinjal jashtë qendrës së votimit personave të cilët janë afër qendrës së votimit për t’a sulmuar atë me qëllim për të grisur ose për të djegur fletët e votimit. Ka sinjalizues se kjo punë është organizuar mirë e po punohet me intensitet”. – See more at: http://shqiptarja.com/home/1/–8203-u-t-rhoq-nga-lista-ramiz–obaj-ka-qen–n–sigurimin-e-shtetit-421882.html#sthash.E6biqSrj.dpuf

Share This Article
16 Comments
  • Nuk eshte ndonje gje e re, ne qytetaret e dime shume mire se shumica e komunisteve dhe ish sigurimsat u strehuan ne PD prane Komunistit 24 kar-at Sali Bisha dhe partive te tjera si PR e Sabri Godos nje tjete rish oficeri sigurimit ne kohen e diktatorit Enver etj etj.
    Cfare ka ndonje gje te re dhe per tu habitur?
    Saliu keta me dosje ka pasur me prane vetes dhe i shantazhonte kur nginin krye, kjo metote vazhdon te jete produktive edhe sot ne SHQUP.

  • Po merren me Ramizin, qe ka ruajtur Ramizin, nuk meren me Saliun qe ka mjekuar dhe ka bere dezhurn ne ish Bllok per te gjithe udheheqesit, apo me Tritan Komunistin, me Cifteline (Prec Zogaj), apo me disenjatoren Zhelefinen, etj etj.
    Ne e dime qe strehe per ish sigurimsat dhe spiuneve te kohes se monizmit ka qene PD e krijuar nga Ramiz Alia e me rradhe PR e Sabri Godos ish kapiten i sigurimit te shtetit e me rradhe.

  • KUSH I DISPONON KETO DOKUMENTA ?

    Daut Gumeni, Simon Miraka, apo Dervishaj qe vazhdon te pasurohet me nxjerrjen e ketyre dokumentave sekrete shteterore, dhe sipas rastit i ben publike, nga mijera dokumentat qe ka vjedhur kur ishte drejtues arkivi ne Ministrine e Brendeshme.

    Pse nuk arrestohet nje shellire e tille, apo Llalla i kosit te tharte eshte vete i atakueshem nga dokumenta te tilla. Kushdo qe i publikon shkel çdo ligj si te hershmit ashtu edhe ato qe jane ne fuqi.

    Nuk dua te mbroj me kete nje surrat qelbur si Çogajn fushes se hardhiave te Shkodres, por respektimin e ligjeve te shtetit, qe nuk ekziston.

    Duket absurde por pergjegjesine kryesore ne kete rast dhe te tjere si ky, e mban pikerisht psikopati me kartele i Surrelit, qe lejon lajthitje te tilla, shkelje flagrante te ligjeve te shtetit, per te cilin e votuam, me te vilat (votat tona) na mashtroi, me te cilat (votat tona) kerkon perseri te na mashtroje edhe per kater vitet e ardheshme, ne se perseri do e votebesojme.

    Eshte e çuditeshme qe nje sakrakoronist i bashkuar, siç eshte agjenti i SISMI-it, Karlo Bollino, publikon dokumente te tilla, dhe siç mund te vertetohet fare lehte, me drejtim per te cenuar, denigruar dhe shkaterruar edhe ate pak opozite qe ka ngelur ne kembe, dhe vetem kunder saj.

    Eshte koha te shpirdhet nga trojet tona nje qelepirxhi i kesaj natyre, sepse, duke menduar se ne Shqiperi, sheshi eshte bere pershesh, bazhdon te cenoje i pa lenduar, jeten publike te qytetareve shqiptare, edhe pse me nje te kaluar te dyshimte, gjithnje shqiptare jane.

    Rrobat e pista, thote nje shprehje italiane, lahen brenda shtepise, andaj nuk ka pse te shkelet ligji nga nje mizerabel i tille.

    Si Çobaj ka me mijera te tjere, eshte me mire ne keto raste, te implikuarit te terhiqen vete nga jeta publike dhe ti nenshtrohen fatit te cilit jane te destinuar, pa i dhene mundesi ketyre zgjyrave te shendverohen me fatin, jeten dhe perspektiven e te tjereve.

    Ne se krimi i Çobajt bazohet ne kete dokument, dhe nuk ka te tjere te vertetojne qe ka shkelur mbi ligjet e kohes, eshte jashte çdo llogjike dhe me tej, jashte çdo ligji njerezor, te akuzohet vetem se èaska qene punonjes i Sigurimit te Shtetit te kohes.

    Ka bere thjesht detyren per te cilen ka qene i punesuar dhe kaq.

    Asnje lloj simptaie per Çobajn e Çobajt e turnit, thjesht nje intewrpretim i arsyetuar i rastit ne fjale.

    • Perca e sundo!Ky eshte shteti qe po ndertohet ku hajdutet nuk lene gje pa vjedhur dhe skute pa futur hundet.Ligji duhet te veproje mbi hajdutet e dokumenteve ne arkiva dhe shteti te mos heshte.Nuk mund te zbulohen plaget e vjetraq duke hapur hajduteshe plage te reja.
      neqoftese ka shtet ligjor kush vjedh dokumente duhet te perballet me ligjin

  • Ramiz Çobaj u kundërvue Lulzim Bashës se e diskretitoi. E shfrytzoi mirë tash sa vjet si kryetar i Partis PD-ës Shkodër dhe ja hapi dosjen Ramiz Çobaj! Kjo asht kopeja e ujqerve. Lulzim Basha e ka dosjen me mega-vjedhje mbi 200 milion dollarë, të shitjes tokës shqyptare grekve, vrasjes të 4 demonstrusve dhe vrasjes të Sokol Olldashit!

    • këta të tjerët nuk janë më të mirë!!
      një gjë duhet të dihet nga njerëzit e thjeshtë!!
      nuk mund të hysh në politikë nëse je i pastër,nëse nuk ke të paktën një pisllëk për të cilin mund të shantazhohesh!!
      “kompromis”në politikë do të thot “mos hap gojën,bëj këtë që të them unë,se përndryshe unë të nxjerr të palarat në shesh”!!
      saliu ka dosjet e tij jo vetëm për kundërshtarët,por dhe për njerzit e tij!!
      e njëjta gjë me ramën!!
      asnjë politikan nuk bën dot pa shantazh!!

  • plus qe PDja perbehet nga spiune ,qe te kete qene punonjes sigurimi nuk ka bere ndonji pune te keqe vetem detyren qe paguhej nga shteti shqiptar !

    por ketu me kete rast zbulohen dy gjera qe tregojne karakterin e kesaj lloj …partie ;

    njera qe ka mbledhur ne parti spiune dhe ish punonjes te sigurimit dhe e dyta karakteri i ulet i kesaj lloj bande qe kur i intereson i ve ne liste per deputet,kur ata terhiqen i shantazhon me te tilla dosje !!!!!!!!!

  • Kjo tregon ftyren e vertete te Partise Demokratike.Nje parti e themeluar nga Sigurimi shtetit,me urgjence se mos pushteti binte ne dore te ish klasave te permbysura.Ata pak intelektuale idealiste qe sherbyen si gomari per te bart uje ne dasem,u menjanuan,u lincuan,u shantazhuan ose u zhduken pa nam e nishan.Turpi i te burgosurve politike,qe i njihnin persekutoret,xhelatet e tyre dhe pranuan te sherbejne si fassade e kryesigurimsit me te zi qe doli nga oxhaku i Enver Hoxhes,Birrisha,i dhane oksigjen kesaj partie.U lajmeruan,u paralajmeruan.Lale Osmani u lajmerua nga Hysen Shoshori,por ne kembim te favoreve,kapardisjeve neper tribuna,lale muti e kercenoi te qepte gojen.Uran Kostreci mund te duket si karagjoz sot,por atehere u vu ne sherbim te falangave te sigurimit,per te vene shoqaten nen urdherat e PD.Ketij i dhane nje “nuse” te re sa te merrte pushtetin partia e Drejtorise se Sigurimit,.nusja e braktisi per nje dashnor sakat,kurse Kostrecin e derguan me mision te luftonte komunizmin ne Amerike. Lidhjet me halete e burgjeve i dhane dore Birrishes te perzere nga PD themeluesit,intelektualet e vertete dhe te mbushe partine me kriminele ordinere,qe vete i armatosi.Nuk eshte e vertete qe armet u shperndane ne 97,Armet per kriminelet ordinere te shoqerise Byrrisha u shperndane sapo mori pushtetin ne 92.U hapen depot e degeve te brendshme neper rrethe dhe u paisen burgaxhijte ordinere me pistoleta TT.Krimionalizimi i politikes ka origjine PD dhe kryesigurimmsin Birrrisha.Shihni si ja nxjerr dosjet kryetareve te partise kur nuk zbatojne urdherat.!Seksionet e sigurimit ne qender dhe ne rrethe u shkrine ne seksionet e PD,per te mbajtur pushtetin dhe per te ndare pronat.E dini si na shkelmoi Koco Kokedhima ne 93,kur privatizoi remontin elektrik te kombinatit Metalurgjik?Na i hodhi letrat me vlere turinjve.A do ta bente kete po te mos kishte pushtetin absolut te Birrishes?Keta te nperndjekur agjenture e sigurimit si familja Josefines kishin perparesi ne privatizime pa dala letrat me vlere,;i ndane ndermarrjet rentabel duke marre kredi nga banka tregtare,qe u falen me vone me urdher te Sali Biirrrishes.PD si parti e skutave te fshehta,bashke me partine republikane te togerit te puneve te brendshme Sabri Godo,duhet te shkrihen ne keto zgjedhje.Populli nuk duhet ti votoje keto dy parti sepse jane vatra e qelbit cekist antikombetar.Shihene si shantazhojne bashkepunetoret me dosje?Nderkaq thuhet se dosjet jane zhdukur qe ne 90 nga Hekuran Isai.Edi Karajfili duhet te arrestoje Berishen menjehere edhe per arsye se ne shtepi te tij ai ka transportuar gjithe arkivin e ministrise se brendshme,arkivin e KQ te PP dhe arkivin e shtetit.Dosjet i ka Berisha.

  • e cfare te keqe paska bere ky sigurimsi, ne krahasim me udbistat e asfalistat e demokracise qe e ben dogjen kete vend kaq here dhe vrane shpresen dhe iken mileti nga syte kembet jashteshtetit ne emigracion. Jane plot 27 vjet dhjerokraci dhe prape mileti syte nga jashte. Nuk kane goje qelbesirat e PD me…

  • gjeni spiunat e grekut dhe serbit pa nga sigurimsat, mund te jene marre ne qafe ca shqiptare te pafajshem por jo Shqiperia ndersa greku e serbi e kane bere corap kete vend me veglat e tyre

  • Po ne ja lame vete PD-se ne dore dosjet dhe drejtimin e shtetit atehere ne 92 sepse vume ne krye nje komunist te ri me idealet tona te futura thelle ne venat e gjakut. Dhe kushdo qe do te sillet si ky Çobaj ne do tu hapim dosjet. Me respekt Enveri.

  • këta të tjerët nuk janë më të mirë!!
    një gjë duhet të dihet nga njerëzit e thjeshtë!!
    nuk mund të hysh në politikë nëse je i pastër,nëse nuk ke të paktën një pisllëk për të cilin mund të shantazhohesh!!
    “kompromis”në politikë do të thot “mos hap gojën,bëj këtë që të them unë,se përndryshe unë të nxjerr të palarat në shesh”!!
    saliu ka dosjet e tij jo vetëm për kundërshtarët,por dhe për njerzit e tij!!
    e njëjta gjë me ramën!!
    asnjë politikan nuk bën dot pa shantazh!!

  • U mata te shkruaj,per Ramiz Cobaj,por u terhoqa se komentet e mesiperme i kane thene te gjitha,madje ka komente qe nuk me shkonin ne mend se mund te beheshin.Te merr politika, te shfrytezon,dhe kur del me mendjen tende te flak si lecke.Sa keq per ata qe perdoren,por sa poshtersi per ata qe i perdorin.Kjo eshte politika ! Mjere Shqiperia me politikanet qe ka.

  • Ja se si Partia i mban te dhenat e dosjeve per te bere presion dhe per ti mbajtur ne rresht deputetet dhe nepunesit e shtetit. Akoma ndiqet kjo metode ? Kur ngrene krye sigurimsat ose informatoret, ju behet publike dosja. Apo mos valle doreheqia e tij eshte dhene sepse komisjoni e perjashtoi , ashtu edhe si per Xhozin e te tjere qe nuk u kandiduan .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *