Tërhiqu, o Sali!

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

O zoti Sali! Na turpërove fare ne të moshës sate. Po nuk mendon se ata PD-istë që i shkonin mbrapa Veliajt për të rrëzuar Nanon, mund t’i shkojnë edhe tani për ta votuar? Po thellë-thellë në ndërgjegje a nuk je i bindur që ky djalka i PS-së do fitojë zgjedhjet në Tiranë qoftë edhe për llumin ku e ka katandisur Basha, shoku ideal i vajzës suaj? Nuk është më mirë për të gjithë të hiqesh mënjanë e të mos flasësh më? Po e shkatërron PD-në. Po e degjeneron Parlamentin. Po e denigron shoqërinë tonë. S’të vjen turp që ke qenë president, kryeministër, deputet dhe i zgjedhur për njëzetë e ca vjet? Çfarë kërkon më? Një pjesë të njohin për kriminel. Një pjesë tjetër për hajdut të pareve të popullit nëpërmjet shpërdorimit të të ardhurave. Të tjerë të akuzojnë si njeri i Serbisë. Dhe për të gjitha këto akuza nuk ke një përgjigje serioze. Pse nuk e lë rehat këtë popull të shumë vuajtur? E ke nga vetja, nga karakteri apo je i shtyrë nga të tjerë?

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *