Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë e shkallës Rihter është regjistruar sot në Sarandë. Lëkundjet janë ndier rreth orës 08:04, ndërsa epiqendra e tërmetit ka qenë 14 km në perëndim të Sarandës në detin Jon. Sipas sizmiologëve, thellësia e tërmetit ka qenë 13 km, ndërsa lëkundjet janë ndjerë dhe në Korfuz. Tërmeti nuk ka shkaktuar lëndime në njerëz apo dëme materiale, por banorët e Sarandës dhe Ksamilit janë përfshirë për disa minuta nga paniku.