Një tërmet me magnitudë rreth 5 ballë i shkallës Rihter është ndier pak orë pas mesnatës në qytetin e Bajram Currit. Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 11 km nga qyteti, pikërisht në fshatin Klisyrë.
Lëkundjet janë ndier rreth orës 03:00 pas mesnate, në një kohë kur banorët ishin në gjumë, megjithatë disa prej tyre, të frikësuar për lëkundje të tjera më të forta, kanë dalë jashtë.
Nuk ka të dhëna për dëme materiale.
Një tërmet tjetër është regjistruar pasdite dje në zonën e Fierit.