Një tërmet me magnitudë 6.7 ballë e shkallës Rihter është regjistruar në Kili nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së. Lëkundja është verifikuar 54 km në veri të qytetit Vallenar, por nuk ka pasur paralajmërime për cunami. Mediat lokale bënë të ditur se nuk janë shënuar viktima dhe dëme të mëdha, por nuk kanë qenë të pakta sinjalizimet për xhama të thyer, mure të çara dhe ndërprerje të linjave telefonike.