Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Alaskën mëngjesin e sotëm. Lëkundja është regjistruar në brigjet e Alaskës dhe ka një intensitet 7.7 ballë e shkallës Rihter.
Agjencia Gjeologjike Amerikane (USGS) ka bërë të ditur se epiqendra e tërmetit është lokalizuar 102 km nga Craig, Alaskë, në det të hapur. Lëkundja e fortë ka bërë që menjëherë të lëshohet alarmi për cunami.