Tërmet i fortë në Korenë e Jugut

Ornela

Një tërmet me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter ka tronditur jugperëndimin e Koresë së Jugut, informon agjencia meteorologjike shtetërore.

Epiqendra e tërmetit ishte në një distancë prej 8 kilometra në jug të qytetit të Gyeongju, rreth 370 kilometra në juglindje të Seulit, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Dridhja e tokës vjen pas regjistrimit të një tjetër tërmeti me magnitudë 5.1.

Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme, dhe nuk është dhënë një paralajmërim për cunami. /DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *