Tërmet i fuqishëm godet Greqinë: Shemben banesa, ka persona të plagosur

Ornela

Në mes të betejës me koronavirusin një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.6 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës lëkundjet e forta jznë regjistruar në orën 02.49 (lokale) në veri-lindje të Pargës, rreth 47 km nga Janina.

Ndërkaq, thellësia e tërmetit ka qenë 10 kilometra. Sipas mediave greke tërmeti ka shkaktuar dëme serioze në Kanallaki. Mësohet se janë shembur disa shtëpi të vjetra. Ndërkohë, bëhet me dije se janë plagosur dy persona.

Tërmeti u ndje në Thesprotia dhe Preveza, në Janinë, Arta, Korfuz dhe në zonën më të gjerë. Po ashtu lëkundjet e forta janë ndjerë edhe në Shqipëri.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Po mire mor ti loqe qe ke perkthyer lajmin,,nuk e ke ate kulture minimale qe te dish se Thesprotia eshte CAMERIA?
    Cfare tmerri te ka zene qe te shkruash se termeti goditi Camerine me qendrat e saj Prevezen,Janinen,Pargen,Filatin?
    Nga kush ke frike?
    Emertesat e Lashta Thesproti,Mollosi,Etoli,Ambraki,Kaoni per viset qe perbenin krahinen e Epirit te banuar nga parardhesit e shqiptareve u nderruan me emertesa te tjera nga populli qe i ka banuar gjithmone ato vise,pra populli shqiptar.Thesprotine e quajti Cameri,sips emrit te lashte te lumit Thiamis.
    Cfare bene greket e sotem?
    Duke mos qene benore te hershem authoktone te ketyre viseve,per te genjyer boten moren emertimet e Lashta te dhena nga gjeografet dhe historianet e lashtesise dhe ua ngjiten viseve shqiptarte te pushtuara ne fillim te shek.XX. Keshtu duke mos e duruar dot Ethnonimin Cameri,e stampuan Thesproti,duke mos respektuar traditen dymijevjecare te ethnonimit Thiamis,te trasheguar nga shqiptaret came Authoktone.
    Me kete logjike Bagdatin duhej ta quanin Persepolis,Kajron duhej ta quanin Heraklis,Tunizin,Kartagjena,Marokun,Numibia,,Kreten,Minos etj.
    Gazetari duhet te kete nje kulture minimale historike qe te kuptoje se termeti ka rene ne Cameri.
    Emrat ne aparence te hibrideve greke jane po aq te cpifur fhe artificiale sa edhe emertimet e rrugeve te Bathores nga pushtuesit MALOKE.
    Rruga Sali Berisha,rruga demokracia, sheshi Amerika etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *