Një tërmet i fuqishëm ka përfshirë Shqipërinë pasditen e sotme.
Lëkundja sizmike u regjistrua rreth orës 17;35.
Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se tërmeti ka qenë me magnitudë 5,1 dhe ka qenë me epiqendër 10 km në lindje të Burrelit, 38 km në verilindje të Tiranës, me thellësi 10 km.
Po sipas Institutit të Gjeoshkencave, lëkundjet e forta janë ndjerë edhe Shkodër, Dibër, Lezhë dhe Elbasan.
s.a/dita
