Tërmet me magnitudë 7 ballë në Indonezi, 37 të vdekur

Dita

Ishulli i Lombokut në Indonezi është goditur sot nga një tërmet me magnitudë 7 ballë.

Instituti Gjeofizik Amerikan ka bërë me dije se epiqendra është lokalizuar rreth dy km nga Loloan, në provincën Nusa Tengara të këtij ishulli, me një thellësi prej 10.5 km.

Deri më tani thuhet se ka 37 të vdekur, 50 të plagosur, si dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Mediat ndëkombëtare kanë raportuar se njerëzit kanë dalë të terrorizuar në rrugë, nga frika e shembjes së ndërtesave.

Kjo lëkundje vjen pas një tjetër tërmeti të fortë që e ka goditur ishullin e Lombokut në 29 korrik, duke shkaktuar vdekjen e 16 personave.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *