Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës rihter goditi brigjet veriore të Japonisë këtë të martë, rreth orës 22:20 me orë lokale. Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka paralajmëruar se si rrjedhojë një tsunami do të godasë veriperëndimin e vendit. Për këtë arsye, banorët e zonës po evakuohen.
Shërbimi i trenave me shpejtësi të lartë u ndalua. Gjithashtu pati edhe ndërprerje të energjisë, si dhe u mbyllën shumë autostrada.
Zëdhënësi i kryeministrisë, në një konferencë për shtyp njoftoi se nuk kishte asnjë anomali në stacionet e enErgjisë bërthamore dhe se gjithçka ishte nën kontroll.
Kujtojmë se në vitin 2011, dallgët masive që pasuan një tërmët të magnitudës 9.0 ballë, patën shkaktuar tragjedinë në centralin bërthamor të Fukoshimës.
e.ll./dita
