Tërmet në Kinë, 100 të vdekur, 1 mijë të plagosur

anazapta

Më shumë se 100 vetë kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë plagosur nga një tërmet që goditi provincën kineze Sichuan. Epiqendra e tërmetit është lokalizuar në qytetin Yaan, në jugperëndim të Kinës. Sipas autoriteteve kineze, tërmeti e ka pasur magnitudën 7 ballë e shkallës Rihter, por Instituti Sizmologjik Amerikan bën të ditur se shkalla ishte 6.6 ballë.

Tërmeti është regjistruar në të njëjtën zonë ku në vitin 2008, një tërmet I fortë shkaktoi 90 mijë viktima. Lëkundja është regjistruar në orën :8:02 e mëngjesit me orën lokale (ora 02:00 e mëngjesit në Shqipëri). Mediat kineze raportojnë për rreth një mijë të plagosur, mes të cilëve 100 janë në gjendje kritike për jetën. Në zonën e goditur nga tërmeti janë angazhuar 6 mijë punonjës shpëtimi dhe ushtarë, të cilët po përpiqen të nxjerrin nga rrënojat të mbijetuarit. / ANSA / Gazmira Sokoli

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *