Tërmetet, Hahn: I shqetësuar dhe i trishtuar, BE ofron ndihmë

J L
El comisario europeo de Política Regional, Johannes Hahn, mientras el presidente del Comité de las Regiones está dando su discurso sobre ayudas a las regiones

Eurodeputeti Johannes Hahn ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në Shqipëri, pas goditjes nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.8 ballë dhe intensitet 7 (Tiranë) deri 8 ballë (Durrës), shoqëruar me një sërë lëkundjesh të tjera të forta, të cilat vijojnë.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, Komisioneri për Zgjerim Johannes Hahn, shkruan se është i trishtuar dhe shqetësuar nga seria e tërmeteve shkatërruese, me qindra të lënduar dhe dëme serioze në infrastrukturë.

“I trishtuar dhe i shqetësuar të mësoja për lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit në Shqipëri të cilat kanë lënduar më shumë se 100 persona dhe kanë shkaktuar dëme serioze për infrastrukturën. BE ofron menjëherë ndihmë përmes ‘EU CivilProtection Mechanism”, shkruan Hahn.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *