Qarku i Korçës u godit nga disa tërmete rresht, ku më i fuqishmi ishte 5.3 ballë. Në vendbanime e fshatra të zonës jug-lindore të vendit kishte pasoja në dëme materiale, kurse u plagosën 4 persona.
Sot Korçë është mbledhur Shtabi i Emergjencave Civile, për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti. Prefekti Dhori Spirollari deklaroi se 121 shtëpi janë dëmtuar plotësisht në të gjithë Korçën, kurse ka bërë edhe një analizë të situatës.
“Kemi 121 shtëpi të shkatërruara plotësisht. Në Floq kemi dërguar ekspertë të studimeve sizmologjike. Do të vlerësohet nëse do të rindërtojmë banesa aty ku ishin. Do të vlerësohet dhe mund të bëjmë ndërtime banesash në vende të tjera”, tha prefekti Spirollari.
b.b/dita
