Mëngjesin e kësaj të shtune, 6 tërmete u regjistruan në juglindje të vendit. 4 persona kanë mbetur të plagosur, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, e ndërsa dhjetëra banesa janë shkatërruar; disa prej tyre kanë dalë krejtësisht jashtë funksionit. Epiqendra e tërmetit, më i madhi 5.3 ballë, ka qenë në fshatin Floq, ku dhe janë shkaktuar dëmet më të mëdha materiale.
Në zonat e prekura nga tërmeti në Korçë janë vendosur çadrat, shtretërit dhe batanijet për familjet, banesat e të cilave janë dëmtuar. Efektivë të Forcave të Armatosura të Mbrojtjes janë vendosur në ndihmë të banorëve për nevojat që mund të kenë.

j.l./ dita

Ja kto jane misionet qe ushtria duhet te ndermarre ne shqiperi
Jo mbledhja e mbeturinave per qellime zgjedhore