Grupi i inspektimit të Institutit të Ndërtimit ka inspektuar një pjesë të mirë të godinave shtetërore dhe ministrive që janë dëmtuar nga tërmeti.
Sipas tyre, në pjesën më të madhe të godinave shtetërore nuk përbën rrezik për funksionimin normal të punës.
Kreu i Instituti të Ndërtimit, Agron Hysenlliu ngre shqetësimin se gjatë dy ditëve të fundit kërkesat e qytetarëve për riparim janë tetëfishuar, sipas tij, edhe kur bëhet fjalë për dëme të papërfillshme.
Hysenlliu sqaron se për momentin nuk ka një shumë të dëmeve materiale që ka shkaktuar tërmeti. Ai sqaron se pasi të mblidhen të gjithë akt konstatimet do të bëhet llogaritja e materiale që nevojiten për riparimin e tyre, por kjo do të ndodhë në një moment të dytë, pasi aktualisht inspektorët e ndërtimit nuk kanë përfunduar këqyrjen e dëmeve në të gjithë banesat.
Nga ana tjetër, ministrja e ekonomisë dhe financës, Anila Denaj garanton se dëmtimet do të përballohen nga buxheti i shtetit. Ajo sqaron se pas vlerësimit financiar të dëmeve do të hapet fondi i mmergjencës, të cilit i janë shtuar edhe para nga fondi rezervë.
Denaj u shpreh: “Ne sigurojmë që Fondi i Emergjencës ekziston dhe në pamundësi për të qenë i plotë, ne siç e thashë më parë, kemi akoruar disa fonde shtesë për t’u vendosur në ndihmë, nga Fondi Rezervë, për të kaluar te Fondi i Emergjencës.”
Denaj sqaroi edhe se do të rakordohen me Shtabin e Emergjencave Civile. Emergjencat do dorëzojën faturat që do të rimbursohen nga buxheti i shtetit/ /klan
e.ll./dita
