Një tërmet me fuqi 4.2 ballë të shkallës Rihter u regjistrua në hyrje të ditës së enjte 1 shtator 2016.
Epiqendra e tërmetit që u regjistrua në orën 00.21 ishte 49 kilometra në jug të Tiranës, me vatër 15 kilometra larg qytetit të Librazhdit dhe 17 kilometra në lindje të Vevçanit të Maqedonisë, – raporton NOA duke cituar burime zyrtare nga Instituti i Sizmologjisë në Tiranë.
Thellësia e tërmetit ishte dy kilometra. Tërmeti u ndje në të gjithë Shqipërinë e Mesme.

Sa me shume hidrocentrale me shume termete.
Prisni se nuk kenibpare gje akoma.