Tërmeti 6.5 ballë shkund Kinën, 5 të vdekur 63 të plagosur

Gazeta Dita

Një tërmet i fortë tronditi Kinën Jugperëndimore duke lënë pesë të vdekur dhe 63 të plagosur.

Thuhet se të gjithë të vdekurit ishin turistë. Epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.5 ndodhi pranë një parku të njohur pranë Jiuzhaigou duke shkaktuar panik te banorët.

Sipas autoriteteve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:20 të mëngjesit duke prekur një zonë prej 20 kilometrash.

Parku kishte shumë turistë në atë moment pasi vizitojnë ujëvarat spektakolare dhe formacionet karstike që ndodhen aty.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *