Nga Bedri Islami
Me 15 dhjetor 2016, pra tre vite më parë, gjykatësi i rrethit Gjyqësor Tiranë, Kujtim Vraniçi, mori në shqyrtim kërkesën e Z. Elvis Naçi, i cili kërkoi të regjistrohet si person juridik Fondacioni “ Firdeus”, me themelues atë vetë.
Selia e Fondacionit, sipas vendimit, ndodhet në adresën : Rr.”Zonja Curre”, Pallati “ Ermir- Star”, kati I, Tiranë, Shqipëri, që mund të jetë banesa e themeluesit Naçi.
Fondacioni, duke lënë hapësirë për qëllimet e tij, në pikën e fundit, të njëzet, ka shënuar se “ Do të zhvillojë çdo aktivitet tjetër,që çmohet në të mirë dhe në interes të publikut, i parashikuar ose jo në qëllimin e fondacionit dhe që nuk është ndaluar shprehimisht me ligj”.
Kështu fillon historia e fondacionit “ FIRDEUS”, i cili, siç ka miratuar gjykatësi, do të zhvillojë aktivitet për një periudhë kohe të pacaktuar.
Struktura e Organeve Drejtuese të Fondacionit përbëhet nga Bordi Drejtues dhe Drejtori Ekzekutiv.
Në themelimin e tij Bordi Drejtues përbëhet nga Elvis Naçi, që është edhe kryetari i Bordit, nga Muharrem Naçi, që është babai i Elvisit( tani i ndjerë), dhe Florim Brinja, që është djali i tezes së Elvisit.
Drejtor Ekzekutiv do të jetë Z. Ilir Naçi, që është vëllai i Elvisit.
E gjithë kjo sipas vendimit të cituar më sipër.
Është një bord drejtues dhe drejtues ekzekutiv, që i përkasin së njëjtës familje. Babai, dy vëllezër dhe një djalë tezeje.
Për pak kohe fondacioni bëhet i njohur, megjithëse asnjëherë nuk e kishte publikuar si e sa duhet se nga cilët ky bord drejtues dhe cilin drejtor ekzekutiv ka në drejtim.
Autoritetin dhe besueshmërinë e Fondit e rrit edhe pjesëmarrja e një figure të njohur të artit.
Me 3 tetor 2018, pas vendimit të gjyqtarit Julian Haxhiu, miratohet vendimi për zëvendësimin e vendit bosh të lënë nga Z.Muharrem Naçi, ( i ndjerë) me zotin Marvin Naçi.
Njëkohësisht miratohet edhe vendimi i bordit për ndryshimin e nenit 23.1, “Përbërja e organeve të para drejtuese-antarë të Bordit Drejtues, duke shtuar edhe dy antarë të rinj, konkretisht Zj. Fatime Naçi dhe Andi Qinami.
Gjyqtari miraton edhe vendimin e Bordit Drejtues, nr.3, datë 03.08.2018 për ndryshimin e adresës së Fondacionit, që tani spostohet tek Rr.”Ali Demi”,Nr.25, kati i parë, Tiranë, Shqipëri.
Tani në Bordin Drejtues është thuaj komplet familja Naçi dhe konkretisht:
Ilir Naçi, drejtor Ekzekutiv, vëllai i Elvis Naçit
Elvis Naçi, drejtues i Bordit Drejtues, Fatime Naçi, bashkëshortja e Elvis Naçit, Marvin Naçi, që zëvendësoi të ndjerin Muharrem Naçi dhe që është djali i drejtorit ekzekutiv, Ilir Naçit e nipi i Elvisit.
Andi Qinami, baxhanaku i Elvisit, dhe Florian Brinja, djali i tezes së Elvisit.
Asnjë tjetër jashtë familjes, që nga drejtuesi i Bordit, drejtori Ekzekutiv dhe anëtarët e Bordit, vëllai, gruaja, nipi, baxhanaku, djali i tezes.
Zakonisht hoxhallarët nuk janë të njohur për ngritje të fondacioneve të tilla, por, edhe kur e realizojnë këtë, ata bëjnë vëmendje për dy gjëra themelore: Bordet Drejtuese të përbëhen nga figura të shquara intelektuale, si ishte edhe poeti i madh Firdeus, emrin e të cilit mban fondacioni, dhe, së dyti, të ketë një transparencë të plotë, të gjerë,të çdo kohëshme, të cilin e bën, fillimisht Bordi Drejtues, i cili edhe merr vendimet kapitale, por edhe struktura që janë brenda fondit.
Me përjashtim të anëtarëve të Bordit dhe Drejtorit Ekzekutiv, të gjithë të një familje ose lidhje me të, askush nuk e di se cilët janë vendosur në strukturat e tjera të tij; kush janë revizorët, kontrolluesit, çfarë ecurie financiare ka pasur fondi, cilët ekonomistë dhe financierë janë përfshirë, raportet që janë paraqitur…duke ngritur shpesh herë pikëpyetje, të cilat, për të mirën e vetë fondacionit duhen zgjidhur sa më shpejt. Por, edhe për qetësinë e atyre që dhurojnë dhe që, në këtë rast tërmeti, mund të kenë dhënë donacione që mund të shkojnë deri në 10 milionë dollarë.
Kjo është e domosdoshme të bëhet sa më shpejt, e jo vetëm nga strukturat e këtij Fondacioni, të cilat nuk dihet se ku janë dhe kush janë, por edhe strukturat e specializuara të shtetit, që të mos jemi nesër para një dyshimi të arsyeshëm, dhe të pastrohet ço gjë që mund të përflitet. Jo larg, mund të lindë nevoja apo kërkesa, edhe nga institucione jashtë Shqipërisë, për të ditur për aktivitetin e këtij fondacioni, mirë përdorimin e fondeve, sqarimin nëse të gjitha donacionet janë të pastra apo jo, të dijë nëse , përmes personave të lidhur me struktura ekstremiste islamike, sidomos në Zvicër, të kenë depërtuar edhe fondamentalistë islamikë, përvojë që nuk do të ishte për herë të parë në Shqipëri. Organet e specializuara duhet të demantojnë fjalët dhe të saktësojnë të vërtetën, nëse Fondacioni në tri vitet e themelimit të tij ka pasuri ose prona të sapoblera në emër të familjarëve të tij sepse, mbi një fondacion të tillë, që ka emër të ndjeshëm, nuk duhet të ketë asnjë dyshim.
Fondacioni duhet të sqarojë për shembull, si i merr vendimi Bordi drejtues, kur të gjithë janë të një familje, si gjykohet puna e Drejtorit Ekzekutiv apo e drejtuesit të Bordit, ku, po aty, janë të njëjtët që janë edhe në familje; kush i kontrollon këto vendime, të cilat, edhe pse merren nga një fondacion që nuk është një organizatë politike fitimprurëse, sipas aktit të themelimit, ka në lëvizjet e tij miliona dollarë e euro, që bartin besimin e njerëzve.
Personalisht mund të besoj se gjithçka është e pastër, por mjegulla e hedhur është e turbullt, ashtu si mund të jetë edhe e vërtetë. Që të mos rritet dyshimi, duhet vepruar.
Të kesh një fondacion të ngritur mbi një bord familjar nuk është kundërligjit, por është kundër etikës dhe transparencës. Të bësh një fondacion me vëllezër, me grua e nipa, është si të mbyllësh qarkun dhe të bësh ashtu si do familja. A nuk ka vend në Bordin Drejtues për të tjerë, jashtë familjes, teologë, meqenëse drejtuesi është hoxhë, ekonomistë, figura të nderuara dhe të denja për të qenë aty?
Fondacioni i drejtuar nga hoxhë Elvis Naçi, si është bërë e njohur, ka një program të tij të veçantë, në një stacion të rëndësishëm televiziv. Krejt vetjak, nga i cili larguan edhe drejtuesen. Punë e tyre dhe e drejtuesit të TV.
Askush nuk e di se sa kushton pushtimi i një emisioni të veçantë, ka ndonjë vendim të veçantë të Bordit Drejtues, si bëhen pagesat dhe a është normale që donacionet e dhëna për bamirëse të përdoren për blerje të emisioneve televizive. Askush nuk e di përse ky vendim i Bordit dhe pagesa për këtë emision nuk është bërë publik, fillimisht nga vetë bordi, por aspekte të veçanta të tij janë bërë nga media që nuk janë orbitës së Fondacionit.
Po ashtu,e drejtë do të ishte të saktësohet vendimi i Fondacionit për blerjen e spitalit “Kontinental” e sidomos për një shumë , me të cilën mund të blihet vetëm një gjysmë vile jashtë Tiranës. Ky spital, që disa kohë më parë ishte në treg dhe u refuzua të shitej për një shumë më të lartë, cilin do të ketë pronar: Bordin Drejtues? Por ai është familja Naçi. Nëse nesër ky fondacion do të mbyllet, kujt do i takojë ky spital? Me çfarë do të përballohen shpenzimet për mbajtjen e tij, apo, nga fillesë fondacioni, do të kalojë në një spital privat me çmime të larta, si ka ndodhur edhe me të tjerë.
Fondacioni i sipërm është njëri nga më të njohurit dhe më të rëndësishmit në Shqipëri. Gjërat duhet sqaruar që tani, që në këtë fillesë të vitit të katërt, që gjërat të ndriçohen, fondacioni të vazhdojë ecjen e tij dhe asgjë të mos jetë vonë.







Nuk u regjen akoma shqipot me piramidat e me keto skema mashtrimi nen petkat e bamiresise. Fatkeqesisht ky eshte modeli qe eshte promovuar qe me kumandarin. Ku familja bente ligjin ne emer te popullit.
Pershendetje analista te dashur,
nuk desha te nderhy por pas leximit te
komenteve po me detyroni.
Zotri Bedri Islami nuk di cfar te pengon ty
qe nje i pastreh te strehohet,nje i semur te sherohet,nje i varfur ta shijoj sa do pak ate qe i pasuri e shijon.
Ja un po te kem nevoj per nje shtepi a do ma kishe dhuruar ti,Jo.
As Elvis Naci nuk mund ti dhuroj shtepi ndokujt pa kontributin e shqiptareve,esenca eshte qe nje njeri ta mer iniciativen qe te mblidhen para per keta skamnor,te semur,qe sado pak ti ndihmoj.Elvisi nuk mund te bej te pasur askend,as ta sheroj pa deshiren e zotit,ai eshte vetem iniciator i dickaje.
Per fondacionin,a do e hapje ti ndonje fondacion ne emer te tjeter kujt qe nuk mund te kesh besim se cfar ben me fondet,jo.
Gjith ata qe dhorojn fonde nuk i dhurojn Elvisit,nijeti i tyre eshte te ndimojn,po te mos kishin shkuar per ndihme nuk do strehoheshin shum familje te varfura,as nuk do ishin sheruar shum njerez te semur.
Do ishte qen mire te miresh me ndonje politikan qe nuk vjen ne shtepi me tpyet a ke per te ngren apo a ke ku per te fjetur.
Zoti i do mirberisit ndersa pergojuesit i urren.
O BEDRI
UNE I DHASHE 50 DOLLAR KETIJ FONDACIONI,
ME DESHIRE, PER BAMIRESI DHE JO SI
INVESTIM PER TE FITUAR DICKA.
KJO ESHTE KRYESORE KETU, PIKERISHT
AJO QE I MUNGON EDROGES.
EDHE PO BERI NDONJE GABIM ELVISI, NUK E
MBESHTET NJERI ME, MOS KI MERAK, TA
“DEMASKOSH” SIPAS POROSISE SE PARTIS
SLLAVO-KOMUNISTE.
ELVISI OSE DO TE KANDIDOJE VETE, OSE DO
TE KANDIDOJ DIKUSH TJETER, QE NDJEK
PARIMET E DREJTESISE ISLAME, DHE DO T’JU
“SHUKE PAS MURIT” GJITHE JU SLLAVO-
KOMUNISTET SHQIPETARE, QE KENI 100 E KUSUR
VITE PO NA MBANI TE LIDHUR PER INTERESA
SKLLAVERUESE
ALLAHU EKBER, O SHOKU BEDRI.
Biznes Familjar ? Te besuarit e Allahut brenda nje familje !? too good to be true !
Pa pyetini njehere ku e marrin rrogen keta familjaret, me cfare pune ushqehen “vullnetaret” e familjes.
Gazeta e respektuar dita, krye redaktori i nderuar i saje,please,nje website per donatoret,Checks and balances !
Elvis Naci, te lutem publiko pa perjashtim gjithe emerat e donatoreve,shumen e parave te derdhura,llogarine bankare.Turpi eshte per ju ne rast se nuk shikoj emerin tim si dhe dhe shumen e parave te mija ne liste ! Kurajoj edhe te tjeret te kerkojne transparene publike. Nuk ke per te pare me kurre asnje qindarke prej meje ne qofte se nuk hap letrat ! Zoti ja shperblefte per te mire a per te keqe ashtu sic e meritojne, ati dhe familjareve te tije.
1. Nuk eshte biznes, por bamiresi.
2. Dhurimi eshte vullnetar, dhe pa pritshmeri kthimi (nuk eshte investim).
3. Feja Islame, fe e ndritur, keto sulme, pikerisht nga ata qe me mire e kane ta djegim 10 mij lekshin, sesa tja japin Elvisit te beje bamiresi, sinjali me I vlefshem se eshte ne rrugen e duhur ( nuk thashe drejtim, se do ngaterrohej me rilincit).
Po po Arben. Duket qe gjithe fisi i Nacit eshte i papune.
Rrojne me paret e bamiresise. Po bamiresine njerezit qe japin nuk e bejne per te mbajtur familjen e Nacit me terbiet, por per te varferit.
Shtrohet pyejta, ku i gjejne leket qe rron fisi i Nacit pa asnje lloj pune tjeter?
Si ne Kosove dhe kjo histori. Atje ku ka varferi futen mjekercjapet dhe japin nga 200 euro…
Dhe perfundojne ne Siri mileti. Ndersa zotrote thua bamiresi.
Bamiresia e djallit dhe e pushtave
O zoteri I ndertuar, edhe bamiresia eshte aktivitet ne fund, ka njerez qe merren me kete pune, do paguhen qe te mbajne familjet, si mendon ti??!!
Keta qe e sulmojne e kane shume te qarte se ne shqipetaret kemi menyren e parapelqyer se per aktivitete te ndryshme punojne me familjaret e te afermit, per lloj lloj arsyesh. Edhe ata we sulmojne, me shume mundesh po kane aktivitet private punojne me te afermit.
1. Ata qe japin kontribute per bamiresi, I kane mundesite te marrin information se ku shkojne kontribute e tyre, sepse Elvisi po tregohet transparent.
2. Hajdutet behen keq, sapo del nje njeri I suksesshem me ndershmeri dhe qe fiton besimin e njerezve, sepse ju “prishet” sira qe I kane hedhur ketij populli, qe kane 100 e kusur vite qe e rrjepin.
Cfare e di ti bedriun, qe ben nga keto shkrime per denigrimin e njerezve qe nuk e meritojne??!!
Nje ordiner qe I hedhin shefat here pas here ndonje kocke.
Ma mire kesaj familje me ia dhane se atyre qe na vjedhin gjithe diten!
Ps: perndryshe bedria ne veprim percarse si cdo here nen velon e demaskimit te armikut te ri , apo jo cuni i Partise?!
Pirdh ti pirdh, se njerzit jane budallej te investojne per “bamirsine”e familjes se Nacit ! Ne qofte se eshte fetar,fondacini duhet te ishte vetem nga fetare,jo me rrethin e ngushte familjar.Kush eshte koqe qe beson se
“Zotin bamires e perfaqeson familja Naci”,le t’ja fali te gjitha
Nuk jam nevoje as te p…. as ndonje gje tjeter, shiko te GoFundMe, dhe ndiq emisionet televizive, kupton fare qarte nga vijne financimet, njerez te ndershem e punetore, qe I heqim nga goja e femijeve te tyre.
Dikush t’ia dergoje kete informacion kryeprokororit z Cela.
Gjithome me eshte dukur si mashtrues ky Nci, qe nga menyra se si flet, duket qe nuk eshte i sinqerte. Fatkeqesi qe e besojne me mijra shqiptare te drejte e te ndershem.
Arben, te GoFundMe duhet te shkonte prokuroria,por ne ate shtet te dhjere nuk ka as lesh,as gjykat as drejtesi.Jo me kot lulezon korrupsioni qosh me qosh e zgerdhirja publike e gjithe mashtruesve neper mediat televizive. Fondacionet private jane fondacione personale ose familjare ne gjithe boten,Fondacionet Institucionale menexhon nga stafi.Ky eshte Hoxhe qe menexhon donacione private ne emer te kujt “institucini te regjistruar” ? Hoxhallar apo Familjar ! Po te ishte ne US do e kishin perplasur ne burg me kohe,dac te ishe hoxhe dac te ishe pape.Ne Albanistan mashtrimi eshte menyre jetese,keshtu qe eshte e justifikueshme moralisht dhe ligjerisht.
Prokuroret shqipetar, e gjykojne shume mire nese ka lende per ta, problemi eshte se korruptohen kur vjen urdheri nga xhaxha sam per te denuar muslimane te pafajshem, vetem per te perbaltur fene e ndritur Islame, aty gjenden me veshtiresi heqin dore nga profesioni dhe kthehen ne bande kck.
Ky paske shkuar per lesh, e paska kaluar procesin centrifugal te tru shperlarjes.
Shume mashtrime behen ne emer te zotit Feja eshte vertet nje opium per te vobektit dhe nje shanc per tu pasuruar Hoxhet Imamet Prifterinj sidomos ne vende te pa zhvilluar si Shqiperia !
Eshte fakt qe injoranca ne Shqiperi po rritet shume ne drejtim civilizimit dhe qyteterimit -lirise dhe barazise- edukimit dhe arsimimit- punesimit-dhe profesionalizmit- ekonomise dhe politikes , Ligjit dhe drejtesise !
Faktet flasin shime ne keto 30 vite !
Shqiperia rron ne nje kaos te madh social ekonomik politik dhe ideologjik
Sistuat shume vavorshme per mashtrues klasik ne fushen e politikes, ideologjise ekonomise
Ketu hyjne dhe Fonacionet shqiptare pra edhe ky Elvis Nacit ! Njeri prej shume te tjereve !
Pasuria krijohet me pune dhe Drejtesi Ndeshmeri buznesi, rregulla te caktuara ekonomike, financiare Transparent te plot mbi te ardhurat dhe fitimet
Baza eshte Puna Profesionalizmi dhe Kapitali i krijuar nga pune e njeriut dhe Jo mashtrimet fshehja e te ardhurave !
Njerzit shqiptaret SHQIPERIA nuk mbahen me BAMIRISI DILETATNTIZEM POPULIZEM MEDIOKRITET
Elvis dhe shume te tjere duhet te tregojne Transparent burimit e te ardhurave burimin e vertet te ardhurave
Nuk besoj se pasuria e Elvisit si edhe shume Politikaneve te tjere shqiptare kane krijuar nje pasuri te bazuar ne pune dhe profesionalizem !
E kundrerta eshte Pasuria e tyre 30 vjecare eshte nje histori besoj 100% eshte korruptive !
Ku e pe pasurine e Elvisit, se nuk e mora vesh. Ta krahasosh pastaj me ate te politikaneve, muhabete futja kot.
Shkrim i perpikte me kerkesa dhe pyetje te drejta! Problemi eshte se Elvis Naci, sado njeri i mire dhe patriot te jete, (nuk po e veme ne dyshim kete), si mysliman, si hoxhe, si imam e cfardo, perfaqson nje komunitet te madh boteror inferior, agresiv dhe te pasur. Sado ai te jete paqsor ne vetvete, pas tij eshte nje makineri e tere fetaro-gjeopolitike, e perfaqsuar jo nga miliona myslimane te thjeshte, te urte e te mire, por nga nje Turqi erdoganiste dhe ekspansioniste per momentin, nga nje kaste gjaksoresh drejtuesish arabe, si dhe nga klane te gjithanshme myslimano-islamike ne perendim. Nga parate e gjithe ketyre eshte Elvis Naci patjeter i varur, ashtu dhe nje pjese e te varferve ne Shqiperi.
Hoxhe Elvis Nacit, u jep llogari shume mire, te gjithe atyre qe kontribuojne per te varfrit. Shume e habitshme eshte se bejne gam gam per ti kerkuar llogari lloj lloj parazitesh dhe matrapazesh, qe gezojne nga fatkeqesia e termetit.
Ne te gjithe boten gazetaret jene te ndare per gazetarine qe bejne! Politike,ekonomi ,investigim dhe ka shume fusha te tjera! Ne Shqiperi gazetaret bejne c’do gje! Analistet qe i beri Saliu komentojne ne c’do fushe! Urrejtja eshte e pranishme kudo! Percmimi i te tjerev shihet si ushqimi dhe nga nje gote vere qe mund ta pime c;do dite! Gazetaret shkruajne me porosine e pronarit sipas shijes se tij! Zgjohu SHqiperi!
Duket qe ne sy qe eshte kokrra e mashtruesit por shihni pak nga Turqia e Erdoganit e jo detyrimisht nga Zvicra.
Nuk e kupton qe je shume larg tematikes dhe kurajos civile te Adi Krastes? Nuk e kupton qe ai e ka mberthyer demin nga briret, kurse ti e terheq nga bishti, a thua sikur jeni duke bere terheqje litari?
Ky eshte shkrim i vertete investigues, profesional dhe ne sherbim te shoqerise se tronditur shqiptare. Per me teper kur me kete fondacion po ekspozohet edhe kryeministri i Shqiperise duhet qe te hyje ne kerkim FBI.
Artikulli i me siperme eshte per prokurorine.Ajo te mos flej.
Populli me intuiten dhe zgjuarsine qe nuk gabon myslimanet i ka etiketuar Turq, orthodhoksit i ka etiketuar Greke, katolikeve nuk u ka hequr kombesine asnjehere. Asnje individ nuk mund te korigjoje nje popull.
Shqiptare kujdes se po tentojne t’ju groposin mbasi i shpetuat Termeteve Demokratike ,
me metoda ga me hipokritet duke shfrytezuar injorancen
islamike
ky maskara eshte nji mashtrues e duhet arrestuar sa me par.
tipa te tille perbejn nji rrezik shoqeror üer Shqiperine
Shqiptare kujdes se po tentojne t’ju groposin mbasi i shpetuat Termeteve Demokratike ,
me metoda nga me hipokritet duke shfrytezuar injorancen
islamike
ky maskara eshte nji mashtrues e duhet arrestuar sa me par.
tipa te tille perbejn nji rrezik shoqeror üer Shqiperine
Adhet I mbare e rruges se mbare e qellimit te mire.Cdo ardhje e mbare dhe qellimmire, eshte e mireseardhur pe rkete popull fukara dhe me -pasuri natyrore mbitokesore e nentokesore te medha Edhe Naçi,Mema,Hajdini e veprimtare si keta, se pari jane shqiptar e pastje edhe njerez shpirtmire, te cilet deri tash kane deshmuar se kjo veprimtari njerezore, eshte percaktim shpirteror e kombetar i tyre,pa synime e qellime anesore e as nxitje apo shtytje te tjera.Mos te keqkuptohemi mes vedi dhe te marrim ne thu per ndarje,Sepse shemtia shqiptare eshte vetem percarja.
E mira do te ishte qe çdo fondacion te detyrohej te deklaronte te ardhurat e veta dhe burimin e tyre. Siç ngjan me partite politike. Dhe kjo duhet te behet me ligj, siç ndodh ne te gjitha vendet e zhvilluara. Neqoftese ai spitali ka qene privat dhe eshte shitur me nje çmim nen vlere, kjo do te thote qe i jane dhene para nen dore pronarit. Dhe çmimi i ulet sherben qe te paguash me pak TVSH. Une çuditem me keta shqiptaret qe kane depozituar para te Naçi ne vend qe t’i depozitonin keto para ne fondin e qeverise e-albania! Kaq te prapambetur te jene valle?! Apo kaq te lidhur me fene islame?! Sepse me eshte krijuar bindja qe ky Naçi dhe te tjere si ai kane nje frymezim dhe strategji islamiste. Dhe ky eshte nje rrezik i madh per Shqiperine. Rama nuk duhet te shfaqej me te ne publik. Por ai eshte shume i dhene pas fese! Por kjo nuk eshte gje e mire per nje figure politike. sidomos ne nje vend qe ka 4 besime fetare. Dikur Rama, ne fillim te viteve 1990, ka dashur te formonte nje parti kristiano – myslimane! Nje çmenduri. Lidhja e tij me Erdoganin, per shkaqe politike dhe strategjike, eshte diçka e zgjuar. por duhet te kete parasysh se Erdogani ka nje agjende tjeter: – Futjen e Shqiperise nen ombrellen e ish-perandorise osmane dhe shkeputjen e saj nga Europa. E kemi vuajtur nje here historikisht, kete lidhje shpirterore me Stambollin, dhe e kemi paguar shume keq. Te mos perserisim tani gabimet e te pareve tane.
O zoteri
IwAR0nb6_QlhLBsDijzahTvvpwihI0nTjO9k1fJcy5ho6QgUxWgcvo9tfxBsw
I ke nje per nje dhurimet per bamiresi, ndiqe Hoxhen neper emisione, enkas per transparencen e fondeve.
Mos fol kot.
Beno, shife dhe njehere kete adresen e gabuar qe ke dhene, se s’jep fare te dhena! Apo ja fute kot, te tallesh menderen, sic tallin fetaret e tu me miletin?
Do te thoja ndonje fjale, GoFundMe kerko Elvis Nacit, e me Tek fb I Elvisit, Tek news24 adresen, ate qe nuk ka deshire te kuptoje une nuk e ndihmoj dot plako.
A jane transparente Bashkite, zyrat e Administrates, Ministrite, Qeveria, apo kompanite qe fitojne tendera publike ? Kush eshte transparent qe te jete edhe Naçi ?
Vazhdo o Naç, hic mos e plaç
Po ngaterron kekun me.byrekun, moj shoqe.
Ku ka shtet ne Shqiperi qe te kontrolloje hordhite e ndyra si Ramuti, Berisha dhe Naci?
Cdo gje ka mbaruar. Dhe populli ka mbaruar. Vete e i jep ketij fytyre te ndyre leke qe financohet nga ndonje mjekercjap nga bota islame.
Pune shqipkaresh
Edhe këtu i fute hundët Bedri? Elvisi është i ndershëm dhe me integritet human. Kaq mjafton. Komunistët edhe Nënë Terezën e quajtën spiune e imperializmit. Hajde Bedri hajde, Zot na lërë mendjen në vend!
E moj hanem, betimi nuk ka vend ne punet e shtetit. Shteti qe ka ligje kerkon llogari. Me be e rrufe veprohet vetem ne kishe e xhami.
Apo e doni shtetin bythejashte, pa ligje fare si puna juaj, surrat mbuluar dhe bythecpuar..
Une habitem qe habitesh ti.
Cdo gje e ndershme, qe nxjerr zbuluar sllavo-komunistet qe kane 100 e kusur vite qe e rrjepin kete popull, eshte objektiv per bedrinjte.
Po po Arben, ne sllavo-komunistet pa Jugosllavine brenda, ndersa ju esadistet dhe Miloshevicet me gjithe Arkan dhe derra islame brenda.
Komunizmi jua tregoi vendin pisave tradhetare. Ju e doni bordello arabe, serbe, greke… Per kete kishte ligjin ai. Shtetin per popullin, ndersa per ju Plumbin dhe Spacin..
Kaq. Me kot ta zgjasim.
Morëm të gjithë nga një bamirsi ,
u shtuan si kërpurdhat në shi ,
shpejt,o burra te sporteli ,
Na pret Naç -Sudja -kapidani .
Po ku vallë gjendet Sudja ?
Që ta bëjmë cops copa !
Jemi trima shqipëtar ,
Na ka njohur mirë bota ,me këtë histori !
Në vodhi Sudja piramidën,
Si ta lëmë të gjallë !
Pushkën kot se kam në dorë,
Roje ,siguron Saliu, presidenti jonë .
Hape njëqint ,varre
me firmat piramidale,
mbushe plot toka shqiptare,
me viktima piramidale !
kemi njiqind shoqata bamirsi ,
Me Naça e njqindë parti ,
nuk zëmë mend asnjëher .
me shoqatat speciliste si “vorraxhi” .
Shoqatë fridus ,ky emër i madhë ,
na erdhe me familje me hajdut !
Na fale pa dashje në pjesë zemre ,
ditë për ditë në TV na këpute duke qarë !.
Seç ja preke zemrën nënës ,
që kam në shtëpi ,ndau dhe ajo ,
pjesë nga pensioni ,ja dërgoi,
Elvis Naçit shoqatës për bamirsi !
Por s’e din ,o zot i madhë ,
Që shqiptari kur ka le ,
Sa shehlerë falsifikator kan kaluar ,
kan bë kërdinë,
na erdhën si bamirsa .
na dolën hajdut me çizme.
Dëgjoni klithmën e B.ISLAMIT ,
Tërmeti dhe porterti i një bamirsi !
Dhe ska dreq që i ndanë
Bamirsit me çallma në kokë krokodilësh ,
Me shumë xhinsa e xhepa mashtrimi,
me njëri tjetrin hanë e pinë ,
paratë pa masë fluturojnë në ajr,
me shumë shoqata ,e parti ,si mallë pa llogari.
Dhe ngjisin tek ne,
Korrupsini,
…..Vjedhje ,
……….Mashtrim,
……………gënjeshtra ,
…………………Si me zamkë
………………………kjo shoqatë -demoshkërdhatsia !
Kjo është shoqata që e ha shqipëria,si xhaferri e sudja për derë e shtëpia.
Fteri qe harruar ate parti te bedrise qe shqiperine baqe me lule dje e beri, me mashtruese alla bedri !
Andi Qinami s’ka punuar kurrë në jetën e vet por jeton si sheik. 200 m2 apartament, kamera gjithandej, udhëtime gjithë kohen. Sesi e mban familjen me 3 femije, veshur me firmato, një zot e di. Janë çifte në pune burrë e grua dhe bëjnë një fëmijë se nuk i mbajnë dot. Keta papunë vetëm fëmijë bëjnë.
O
L
I dashur ARBEN! nuk te njoh por besoj je i mashtruar nga truket e Nacit.
Le te na beje pak publike financuesin e spitalit kontinental Elvis Naci. A e di cilet jane donatoret?
Arben dhe ju qe jeni rreshtuar krah Nacit a mund te me thoni nga i erdhi gjithe kjo “mbaresi” Fatimes gruas se ELvisit, Ilirit, vellai i Elvisit dhe Marvinit, nipit te Elvisit qe u bene sejcili me dyqane pasi hapen fondacioninFirdeus ku te gjithe keta jane anetare bordi?
DIstancohuni nga keta funderrina dhe nxirrini me shklelma nga xhamite, ti leme njerezit te adhurojne Zotin dhe jo Elvisin me genin e tij mutant.
Tung
Edhe ky me politik do merret si puna e Veliajt te bashkis qe dekleronte dikur se nuk do merrem me politik.
O nasi. Ke shkelur ne kallo te k/ministrit,por megjithese ne dukje eshte si artikudh tendecioz, prap te ve ne dukje detyrat qe duhet ti keshe ne perditeshmerine e detyres shume humane qe ti ben
mos u merzit per cka thone te pa fete
ti vazhdo punen e nderuar
te lumt
Ti po di gje fol, une Jo se e jam ndjekur ne vazhdimesi, por I ashtuquajturi “spital”, eshte nje klinike me disa paisje, u ble per 350,000 euro. 7,250,000 euro ka mbledhur fondacioni Firdeus deri tani per termetin, nga vlerat nuk me duket ndonje Kush e di.
Megjitheate, ti po di dicka fol cfare di, se dhe keshtu hidh balte sepse ty nuk te pelqen feja Islame, eshte muhabet futja kot.
P
Populli i zgjuar thote :Beso e kontrollo .
Kjo eshte si per kete hoxhen ,po ashtu edhe per qeverine ,pra shtetin ,ku fatkeqesisht ky shtet , ka 30 vite qe po na vjedh ,po na shkateron ,bile na ka rrembyer edhe dinjitetin me dhune brutale , nga mos zbatimi i ligjeve …
Populli shqipetar, trim dhe heroik, beson qorrazi edrogen, qe grabit parate qe ua mbledh popullit me dhune, dhe pjerdh gjithe diten per z. Elvis Naci, qe ne fund te fundit I krijon fondet me dhurime vullnetare.
Nuk jam i interesuar fort per anet organizative fetare por me pelqejne ca komentues ! Si mendoni juve institucionet e ngarkuara me ligj nuk e kryejne detyren e tyre !
A ka organizata,shoqata, fondacione te ngjashme katolike e ortodokse ne Shqiperi !
Xhamia ne Tirane, Kisha Katolike ne Tirane, Kisha ortodokse ne Tirane si jane ndertuar ? Nga Buxheti i Shtetit ? Nuk besoj ! Cili institucion ne Shqiperi i ka kontrolluar !Si ka dale ne fund kontrolli !
Juve komentuesit nuk kam lexuar ndonjehere qe kini kerkuar transparence per keto e sa raste tjera !As shkruesit te artikullit ! Atehere si qendron ceshtja ketu ! Ja do komentoj si juve – Cil ligj ka shkelur Elvisi dhe cili donator ka ankese se i ka marre paret tinzisht nga xhepi ! ………kaq
O Bedri leshi, akoma ste ka ikur semundja e Enver hoxhes, qe urremte fene. Mire e ke. Rri e rri e ste rrihet pa ngrene m…. Por kur te mbarosh me m… e Elvisit hajde ha edhe timin.
O popull dele
Ja niveli yt. Mire tha njeri me lart. Koke mbuluar dhe bythe shpuar. Ty nuk te del m… per vete, kerkon tjua japesh te tjereve. Vetem Enver Hoxha ti sillte trute ne vend ty dhe races tende te ndyre..
Prandaj shani Enverin ju mashtruesit qe skeni as fe, as zot e as nder.
te ka marre uria dhe ty te t? hajde se ka edhe per ty, mos u merzit.
This article has the minimum of requests for the supposed local religious leader Elvis Naci, of Firdeus organization.
If you open the website http://www.firdeus.al, there is no information of the objectives, missions, where the money are gone, only some youtube video which are from a show he uses it to make propaganda and asks for more money. Using religious links, sometime also supposed nationalism he is profiting from Albanian emigrants all over the world and asks money.
He is supposed to portrait himself as Albanian, but in his family he speaks turkish, his wife is wearing Middle East Arabian Clothes, his children too, his religious speeches are against Christians and Jews, he simply is using for more profit.
Simply do not believe him, he is using Islamic ignorance in Albania for make show man and too look like he cares.
Bamiresia shfrytezohet si cdo gje ne kete bote!
Njerezit e mire japin edhe disa shrytzojne kete gje! Po in fine ka nje Zot mbi ne qe te kthen pergjegjenqe meriyy tu on ! Disa thone se eshte pikerisht ndergjegjia jote ai Zot , ndergjegjia qe e di se eshte keq , qe te shkakton dysregulime ne trup e ne tru siç po e shohim te disa!
— AKOMA SHQIPERIA NUK KA SHTET .
— Ne se ka vertet shtet , me tere organizmat e veta ne tere sistemin piramidal , ne se shtetaret kudo qe punojne, nga me i uleti e deri tek me i larti ndjejne pergjegjesine si shtetas e shtetare duhet te kaloje ne site, duke evidentuar e verifikuar nje per nje, cdo lloje organizimi , privat e jo privat, fetar e jo fetar. politike e jo politike, fitimprurese ose jo, dhe deri tek partite politike .
— Ajo perpjekie disi investiguse e zotit Bedri Islami duhet te behet edhe me e hollesishme , dhe te shtrihet kudo e per gjthcka ,
— SHTETI QE ESHTE SHTET DUHET TE KERKOJE E TE VENDOSE TRASPARENCE
—
SHQIPERIA ESHTE SHUME E VOGEL PER TE PATUR KAQ SHUME PARTI , SHOQATA, ,,,ORGANIZATA E DERI 4 E ME SHUME BESIME E FRAKSIONE FETARE,
== PERVEC KETYRE;
Ne Shqiperi kane vershuar , ngritur e instaluar me DHJETR ndoshta dhe QINDRA stacione televizive , stacione radiofonike, lidhje e sderrrr-lidhje mediatike , gazetareske etjer …etjer etrjerr , …qe nje zot e di fundin e organizimeve. ne shqiperi. —–TE GJITHA LLOJET E ORGANIZIMEVE, te dukshme e te pa dukshme, te nendheshme e mbi dheshme kane arritur te zberthjejne , percajne , shperbejne te gjithe Shqiperine dhe shqiptaret deri ne qelizat me te vogla te lidhjeve shoqerore e te familjes . te cdo shqiptari .
— Qarqe te caktuara keqdashese , e deri me qellime shoviniste kane investuar dhe vazdojne ta bejne , kur shikojne nje shtet apo qeverisje te pa afte aq me kequr eshte dhe pa motivuar per te ndryshuar gjendjen .,